Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot ka marrë vendim që një prej kodrave më të larta në Mitrovicë, ‘Kodra e Cërrnushës’, e cila ka pamje mbi 4 komuna dhe dhjetëra fshatra në këtë rajon do t’i jepet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në këtë kodër sipas dokumentit të siguruar nga Telegrafi, Kuvendi komunal ka marr vendim që tu jepen pesë parcela në të cilat do të ndërtohen objekte për regjimentin e tretë të FSK-së, për ndërtimin e një baze të përhershme të FSK-së.
“Qëllimi i propozimit për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale është ndërtimi i objekteve për regjimentin e tretë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me çka do të krijoheshin kushte, për ndërtimin e një Baze të përhershme të FSK-së, e cila do të shërbente si në aspektin e interesit shtetëror të zbatimit të politikave strategjike mbrojtëse, po ashtu edhe në ofrimin e mundësive trajnuese për rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së. Shfrytëzimi i pronës do të jetë në kohëzgjatje prej 99 vitesh dhe ky shfrytëzim propozohet që të jetë pa kompensim të FSK-së”, shkruhet në dokumentin e siguruar nga Telegrafi.
Po ashtu siç bëjnë të ditura burimet e Telegrafit, në këtë seancë të Kuvendit Komunal kanë mbajtur fjalim përfaqësues të FSK-së, si dhe zëvendësministri i FSK-së, Enver Dugolli, zëvendës Komandanti i Regjimentit tretë, Ilir Beqiri dhe nënkolonel Afrim Veseli.
Ndryshe, Kodra e Cërrnushës është e lartë 1010 metra, dhe nga aty shihet si në pëllëmbë të dorës qyteti i Vushtrrisë, qyteti i Mitrovicës, qyteti i Mitrovicës së Veriut, Zveçani si dhe një pjesë e Zubin Potokut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City