LAJMI I FUNDIT:

Instruktori dhe piloti student “braktisën” aeroplanin që kishte probleme – fluturakja rrëzohet pranë brigjeve të Hawaiit

Instruktori dhe piloti student “braktisën” aeroplanin që kishte probleme – fluturakja rrëzohet pranë brigjeve të Hawaiit

Një instruktor fluturimi dhe një pilot student u shpëtuan nga një ekuipazh i Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të shtunën në mbrëmje.

Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi ndodhi, pasi avioni i tyre përjetoi telashe me motorin, duke i detyruar ata të linin avionin në oqean pranë brigjeve të Hawaii, thanë zyrtarët.


Të dy pilotët u dërguan në një spital me lëndime jo kërcënuese për jetën, sipas zyrtarëve të Rojës Bregdetare ndërkohë që emrat e tyre nuk u njoftuan menjëherë.

Lt. Makenzy Karnehm, mbikëqyrësi i Qendrës së Bashkërendimit të Shpëtimit të Rojës Bregdetare, tha se një ekuipazh i shpëtimit të helikopterëve të Rojës Bregdetare nga Air Station Barbers Point në Oahu arriti të gjejë pilotët rreth një orë pasi ata përfunduan në oqean rreth tetë milje larg bregut të Lanai, ishulli i gjashtë për nga madhësia në Hawaii.

Garda Bregdetare dhe Departamenti i Zjarrit i Maui gjithashtu dërguan anije në zonën ku u rrëzua aeroplani me një motor, kanë thënë zyrtarët.

Zyrtarët e Rojës Bregdetare thanë se ata morën një telefonatë rreth orës 5:49 pasdite nga struktura e kontrollit të trafikut ajror në Aeroportin Ndërkombëtar Daniel K. Inouye se një aeroplan po përjetonte telashe në motor dhe ka të ngjarë të shkonte të zhytej në oqean. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori