Lindja me operacion – e njohur më mirë si “prerje cezariane”- është kthyer nga një zgjidhje e domosdoshme në një zgjedhje
Nuk është krim, por megjithatë duhet të dini mirë se çfarë ju pret dhe cilat janë pasojat e saj, në rast se jeni duke menduar të lindni një fëmijë me anë të ndërhyrjes.
Rastet kur është më mirë të lindni me operacion
Janë disa lloj shtatzënish që e kanë të domosdoshme një lindje të tillë, për shkak të disa komplikacioneve të cilat mund të rrezikojnë seriozisht jetën e nënës apo foshnjës, nëse ajo bën lindje vagjinale.
Këto komplikacione përfshijnë rastet kur bebja nuk është kthyer, pra nuk qëndron me kokën poshtë, gati për të lindur; binjakët, të cilët në shumë raste sillen në jetë me anë të prerjes çezariane (ka raste kur njëri prej tyre mund të dalë në lindje vagjinale, ndërsa tek i dyti ndërlikohet); rastet kur placenta bllokon daljen e fëmijës, pasi është vendosur tek dalja e bebes (placenta previa); kur foshnja është më i rëndë se normalisht, apo në rastet kur nëna vuan nga diabeti.
Fakti që lindjet me kirurgji janë shumë të përhapura, s’do të thotë se nuk ka rrezik!
Ndonëse janë bërë të zakonshme, kjo s’do të thotë se nuk kanë rreziqe, e madje ato mund të jenë të mëdha. Këto rreziqe mund të përfshijnë humbjen e gjakut, infeksionet, dhe dëmtimet e organeve përreth.
Gjithashtu ekziston rreziku i bllokimit të arterieve të mushkërive, pasi pas prerjes cezariane një fragment gjaku i mpiksur mund të mbërrijë në mushkëri. Ekziston një rrezik i vogël që foshnja të pësojë dëmtime nga bisturia, si edhe mund të jetë e nevojshme që të mbahet nën kujdes mjekësor për frymëmarrjen.
Përpara operacionit, injektohet një anestezi lokale dhe do të jeni zgjuar gjatë procedurës
Vetëm në raste urgjente, injektohet një mpirje e plotë gjatë operacionit. Përgjithësisht nëna qëndron zgjuar gjatë gjithë operacionit, dhe nuk ndjen asnjë lloj dhimbjeje, përveçse trysnisë që ushtrohet në barkun e saj.
Për shkak të anestezisë, mund të shkaktohet një dhimbje e fortë koke, por ajo largohet edhe pa nevojën e mjekimeve të posaçme.
Megjithatë, procesi i rikuperimit është më i gjatë se ai pas lindjes vagjinale
Pas një lindjeje vagjinale, nënat qëndrojnë zakonisht 1-2 ditë në spital, por në rastin e lindjes me bisturi, mund të qëndrojnë deri në 5 ditë. Edhe pas kësaj, një nëne i duhet ë shumë kohë për ta rimarrë veten pas një lindjeje me operacion, deri në 2 muaj, një kohë shumë më e gjatë krahasimisht me 1 apo 2 javë që i duhet një nëne t’i kthehet gjendjes së mëparshme, pas një lindjeje vagjinale.
Ka më shumë dhimbje
Ka shumë gra që i nënshtrohen lindjes me operacion për të shmangur dhimbjet e lindjes. Por pas operacionit, dhimbja në pjesën abdominale mbetet për një kohë të gjatë duke shkaktuar shtrëngim sa herë që qesh, përkulesh, teshtin, përthyen trupin- pothuajse çdo lëvizje shoqërohet me dhimbje. Lindja vagjinale është e dhimbshme, por ajo shërohet brenda pak kohe.
Duke mos lindur në rrugë vagjinale, foshnja mbetet pa një sërë bakteresh të nevojshme
Janë disa baktere me të cilat fëmija imunizohet gjatë lindjes vagjinale, pasi ato gjenden në kanalin vaginal të nënës. Duke mos lindur në këtë formë, fëmija mbetet pa këto baktere, dhe këtë shumë studime e kanë quajtur shkaktar të problemeve shëndetësore të fëmijës si alergjia, apo obeziteti.
Megjithatë, disa pjesë të procesit të rimarrjes janë të njëjta me pas-lindjen vagjinale
Njësoj si kur lind natyralisht, edhe në rastin e prerjes çezariane, duhet të bëni shumë kujdes që të paktën në 4 javët e para të mos ngrini pesha të rënda e të mos stërmundoheni. Shumë-shumë, mund të bëni ecje të ngadaltë. Kjo sepse, për shkak se keni mbajtur për 9 muaj një fëmijë në trupin tuaj, shumë muskuj janë dobësuar, pavarësisht mënyrës si kryhet lindja.
Po, mbetet një shenjë
Prerja zakonisht bëhet 2 gisht mbi vagjinën, dhe shenja që mbetet mund të mbulohet nga të brendshmet. Ajo është zakonisht 10 centimetra e gjerë, përveç rasteve të veçanta, si në lindjen e binjakëve apo kur fëmija është më i madh se normalisht.
Tani po përdoren teknika që shenja të jetë sa më pak e dukshme që është e mundur, duke shfrytëzuar gjenialitetin e kirurgjisë estetike.
Nëse lind njëherë me operacion, nuk do të thotë se duhet të lindësh gjithmonë me operacion
Mjekët e quajnë ‘Lindje vagjinale pas ndërhyrjes cezariane’, natyrisht në varësi të rrethanave të lindjes së parë me operacion. Megjithatë, në këtë rast është e nevojshme të këshilloheni me mjekun obstetër gjinekolog.
Lindja me bisturi mund të rrisë rrezikun e problemeve shëndetësore
Një prej problemeve më të mëdha që mund të hasen pas një prerjeje çezariane, është rritja e placentës deri në nivelin e mureve të uterus-it, duke u ngjitur pas tyre dhe duke penguar krijimin e shtresave mbrojtëse. Gjithashtu ekziston rreziku i hemorragjisë pas disa lindjeve me operacion, si edhe infeksionet urinare.
Nuk ka rëndësi si e keni lindur, ju keni sjellë në jetë një fëmijë!
Lindje vagjinale apo lindje me operacion, jeni përsëri ju që jeni kujdesur 9 muaj për beben tuaj, e keni lindur dhe e keni marrë në krahë sapo ka dalë nga trupi juaj. Lindja me operacion nuk ju bën më pak nënë!
Burimi: Anabel, Glamour
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t’i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A