LAJMI I FUNDIT:

Fabregas flet për dy ish-trajnerët: Jam i zhgënjyer dhe nuk flasë më me Guardiolan, Mourinho më frymëzoi dhe e kam ende mik

Fabregas flet për dy ish-trajnerët: Jam i zhgënjyer dhe nuk flasë më me Guardiolan, Mourinho më frymëzoi dhe e kam ende mik

Ish-ylli i Barcelonës dhe Chelseat, Cesc Fabregas ka shprehur zhgënjimin e tij në ish-trajnerin Pep Guardiola, ndërsa zbuloi se ai ende e konsideron Jose Mourinhon një mik edhe sot e kësaj dite, pasi e ndihmoi shumë në karrierë.

Guardiola e ktheu Fabregasin në Camp Nou nga Arsenali më 2011, pasi e kishte parë atë të bëhet njëri nga mesfushorët më të mirë në Evropë gjatë kohës së tij në Emirates.


Barca vazhdoi të fitojë katër trofe të mëdha gjatë sezonit të parë të plotë të spanjollit në klub, por në fund humbi trofetë e La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Formacioni më i mirë i Arsenalit në histori të Ligës Premier: Henry, Vieira dhe lojtarët kryesorë të epokës moderne
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i Arsenalit në histori të Ligës Premier: Henry, Vieira dhe lojtarët kryesorë të epokës moderne

Megjithatë, dyshja në fjalë nuk kanë raporte të mira dhe ka lënë të kuptohet se marrëdhënia e çiftit është dëmtuar dhe nuk ka arritur të riparohet.

“Jo, jo, me Pep nuk kemi më asgjë”, ka thënë fillimisht Fabregas kur u pyet nëse ai ka qenë në kontakt me Guardiola gjatë tetë viteve të fundit.

“Nuk e di nëse zhgënjimi me Pep është i ndërsjellë. Gjërat ndodhën, por unë preferoj të mos flas për këtë. Pep ishte idhulli im që kur isha fëmijë. Është prej tij që kam mësuar më shumë, mbase, që kur isha katër vjeç deri tani”.

Fabregas përfundimisht u largua nga Barca për t’u bashkuar me Chelsean në 2014, dhe fitoi titullin e tij të parë në Ligën Premier nën drejtimin e Mourinhos.

Për dallim nga Guardiola, 33-vjeçari ka lavdëruar portugezin për ndihmën e tij për të ri-zbuluar formën më të mirë në Stamford Bridge, ndërsa e cilëson ende mik.

“Mourinho më frymëzoi më shumë kur u largova nga Barca. Ai më tha që ne i kishim problemet në fushë kur ai ishte në Chelsea dhe unë isha në Arsenal dhe pastaj kur ai ishte trajner në Real Madrid dhe unë isha në Barcelona, ​​por që për të, gjithçka përfundoi këtu”.

Fabregas zbulon emrat e dy ish-bashkëlojtarëve të tij te Arsenali që mund të kishin luajtur për Barcelonën
Lexo po ashtu Fabregas zbulon emrat e dy ish-bashkëlojtarëve të tij te Arsenali që mund të kishin luajtur për Barcelonën

“Ai më tregoi për projektin e tij. Duhej të shkoja atje ku mendoja se do të bëja më mirë, vendimi ishte i imi dhe nuk varej nga ajo që njerëzit thanë. Unë i dhashë përparësi aspektit profesional, dhe sot ende i shkruaj dhe e konsideroj mik”.

“Ai më ndihmoi shumë në një kohë të vështirë në karrierën time dhe ndoshta unë kam luajtur një nga sezonet e mia më të mira me të”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori