Një javë pasi demokrati, Joe Biden, fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhjetëra mijëra mbështetës të presidentit, Donald Trump, marshuan në Uashington, për të protestuar ndaj rezultateve, dhe për t’i bërë jehonë pretendimeve të tij – të pabazuara – për mashtrim zgjedhor.
Duke mbajtur flamuj dhe të veshur me kapele të stolisura me parullën e Trumpit “Make America Great Again – MAGA” (fraza e presidentit: E bëjmë Amerikën përsëri të madhërishme), demonstruesit marshuan nga një shesh afër Shtëpisë së Bardhë deri te Gjykata Supreme. Njerëzit brohorisnin “USA, USA” dhe “katër vjet më shumë” dhe mbanin shenja që shprehnin pakënaqësi me procesin e votimit.
Organizimi i protestës ishte promovuar shumë në mediat sociale dhe tërhoqi njerëz nga i gjithë vendi.
Trump shkroi në Twitter në lidhje me marshimin. Ai akuzoi mediat se nuk e kanë mbuluar atë. Në fillim të ditës ai kaloi para marshuesve me autokolonën e tij, duke buzëqeshur dhe duke i përshendetur. Trump po shkonte për të luajtur golf.
Marshimi, i cili përfshiu anëtarët e grupit të ekstremit të djathtë “Proud Boys”, ishte kryesisht paqësor gjatë ditës, por natën disa kundër-demonstrues dolën në rrugë dhe iu drejtuan mbështetësve të Trumpit me thirrjet “Ju keni humbur!”.
Demonstrata kundër fitores së ngushtë të Bidenit, u mbajtën më 14 nëntor edhe në Florida, Miçigan dhe Arizona. Biden është projektuar si fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit bazuar në fitoret në mjaft shtete duke siguruar më shumë se 270 vota të Kolegjit Zgjedhor. Por, Trump ende nuk e ka pranuar rezultatin.
Ai dhe ekipi i tij ligjor kanë filluar një sërë sfidash ligjore, pavarësisht se zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë vendin kanë thënë se ata nuk panë prova të parregullsive serioze. Trump ende nuk e ka mbajtur fjalimin e zakonshëm të humbjes, dhe është zotuar të vazhdojë me kundërshtimin. Avokatët e tij kanë filluar një seri betejash të ashpra ligjore kundër rezultateve në disa shtete dhe deri më tani nuk kanë arritur ndonjë sukses.
Për të siguruar rizgjedhjen, Trump do të duhet të përmbysë epërsinë e Biden në disa shtete, një rezultat që shumica e analistëve thonë se nuk ka shumë gjasa të ndodhë. Fushata e Trump megjithatë shënoi një fitore ligjore më 14 nëntor kur një gjykatës i Pensilvanisë urdhëroi qarqet të mos numërojnë një numër të vogël të fletëvotimeve me postë, ose të rasteve kur votuesi nuk paraqiti identifikimin e vlefshëm në kohë.
Numri i fletëve të votimit besohet të jetë disa mijëra, të cilat janë shumë pak për të ndryshuar rezultatin në Pensilvani, ku Biden mban një epërsi prej rreth 55,000 votash. Gjykatat në Pensilvani dhe dy shtete të tjera – Arizona dhe Miçigan – kanë hedhur poshtë padi të tjera. Zyrtarët e lartë federalë dhe shtetërorë, përgjegjës për sigurinë e zgjedhjeve thanë më 12 nëntor se nuk kishte “asnjë provë” që votat në ndonjë mënyrë ishin të komprometuara ose të ndryshuara.
Rrjetet televizive amerikane më 13 nëntor parashikuan rezultatet në dy shtetet e fundit të padeklaruara, duke thënë se Biden fitoi Xhorxhian në një garë jashtëzakonisht të afërt, dhe Trump siguroi fitore në Karolinën e Veriut.
Nëse rezultatet nga Xhorxhia qëndrojnë, Biden do të ketë një epërsi të gjerë 306-232 ndaj Trump në Kolegjin Zgjedhor. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëStërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë - paralajmërim për Putinin
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit
Dodik me një çmenduri të re: Në Srebrenicë nuk u vra askush, do t’ia ndryshojmë emrin qytetit
Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë
Burgu më i vogël në botë gjendet midis Britanisë dhe Francës - kush ka qenë i burgosuri më i famshëm në 168 vite
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete