Ndërsa fuqizimi i grave është duke u rritur në të gjithë botën, vihet re se ende ka vajza dhe gra që dëshirojnë të kenë një partner dominues
Sipas studimeve pretendohet se vajzat e bëjnë këtë zgjedhje në formë të pavetëdijshme, bazuar në mënyrën se si janë rritur. Ato kërkojnë që përgjegjësia dhe vendimet t’i kalojnë vetëm partnerit.
Personaliteti luan një rol shumë të rëndësishëm në këtë pjesë. Janë renditur disa arsye pse ndodh tërheqja ndaj partnerëve dominues.
1. Gratë dhe vajzat tërhiqen nga ‘djemtë e këqij’
Ky nuk është stereotip, por përkundrazi, është një fakt më vete. Burrat mbizotërues zakonisht janë duhanpirës, pijedashës, me tatuazhe dhe sjellje impulsive.
Thënë thjesht, këto aktivitete janë tërheqëse për disa gra, kështu që ato bëhen ‘shënjestra të lehta’. Kjo, nga ana tjetër, i bën “djemtë e këqij” të patundur dhe dominues. Nuk është çudi që ju bini kokë e këmbë për ‘burrat në pushtet’!
2. Zgjedhin dikë që merr vendimet për të dy bashkë
Ekziston një besim themelor se jeta juaj do të ishte një udhëtim i lehtë nëse nuk do të duhej të merrni vendime vetë.
Dhe për shkak të kësaj arsye, ju preferoni të jeni me partnerë të cilët mund të marrin frenat dhe të marrin çdo vendim për ju. Atëherë mësoheni me këtë model, i cili ju bën plotësisht të varur prej tyre.
3. Njerëzit e këndshëm mund të jenë të mërzitshëm për ju
Nuk preferoni një partner që thjesht pëlqen të bëjë shëtitje romantike, duke ju mbajtur dorën gjatë gjithë rrugës?
Në vend të kësaj, preferoni një partner që ka një anë aventureske, dikë që mund t’ju marrë në një udhëtim ‘të egër’, ku të dy jeni të ngazëllyer nga ajo që jeta ofron. Këto janë disa ‘couple goals’ të vërteta për ju.
4. Mos ngatërroni dominimin me agresivitetin dhe abuzimin
Sigurisht, të jesh një person dominues është shumë mirë, por ndonjëherë kjo mund ta bëjë atë edhe një person të dhunshëm. Nuk do të thotë që njerëzit dominues nuk janë të dashur, por mund t’ju duan deri në atë masë sa i bën ata më kontrollues.
Kuptoni ndryshimin midis abuzimit dhe dominimit. Nëse janë duke bërë gjëra kundër vullnetit tuaj, ky është abuzim. Nëse e gjeni veten në një situatë si kjo, merrni masa menjëherë, këshillon Class.
5. Fëmijëria ka më shumë ndikim sesa mendoni në jetën tuaj
Përfundimisht, marrëdhënia juaj përcaktohet nga mënyra se si jeni rritur. Njëri ose të dy prindërit tuaj ishin ose janë autoritar (në kontekst negativ) nga natyra.
Ju jeni mësuar me këtë mënyrë jetese dhe në mënyrë të pavetëdijshme, kërkoni të njëjtat tipare edhe te partneri. Natyra juaj e nënshtruar është e marrë nga fëmijëria dhe përfundoni duke tërhequr partnerë dominues për të përmbushur ‘modelin’ përsëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim
Mikrodermabrazioni, trajtim mjaft përfitues për lëkurën
Mëso si të shprehesh para një mashkulli
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Çfarë duan meshkujt në shtrat?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles