Gratë deputete të Kuvendit të Kosovës po kërkojnë respektim të Ligjit për Barazi Gjinore në poste vendimmarrëse të bordeve publike. Shkak për këtë u bë mos procedimi në Kuvend për votim i asnjë kandidate grua për dy anëtarë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Më e ashpër në këtë drejtim u shpreh deputetja nga radhët e Grupit Parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, e cila kërkoi që procesi të shkojë në pikën zero. Ajo i bëri thirrje grave deputete të shikojnë mirë para se të votojnë se cili prej shtatë kandidatëve burra do të jenë në BQK.
“Sot ju bëj thirrje gjitha grave deputete të shikojnë mirë se në secilën pozitë qe ne po votojmë po vendosim për një çështje që po bëhet shkelje e vazhdueshme në këtë Kuvend. Ligji për Barazi Gjinore parasheh pjesëmarrjen e grave. Prandaj unë e konsideroi totalisht të paarsyeshme që për dy pozita të BQK-së neve na vijnë shtatë kandidat burra. Gjithashtu, ju bëj thirrje grupit të grave deputete të jenë shumë të vëmendshme në zgjedhjen e këtyre trupave që i voton Kuvendi. Unë shoh shumë arsye se kjo procedurë dhe ky konkurs të shkojë në pikën zero”, tha ajo.
Këtë nismë e përkrahu edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.
“Dua të mbështesë fuqishëm zonjën Kusari-Lila. Por ne duhet të punojmë më shumë brenda për brenda partive politike që ne kur të kemi mundësi t’i japim zë edhe grave në Kuvend”, u shpreh Musliu.
Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Vlora Limani-Hajnuni kërkoi të sigurohet mekanizimi që siguron zbatimin e Ligjit për barazi gjinore.
“Nuk do të duhej të na mjaftojë vetëm thirrja, por duhet si Kuvend të ndërtojmë mekanizëm që siguron zbatim të ligjit për barazi gjinore sidomos kur bëhet fjalë në borde”, u shpreh ajo.
Pavarësisht kësaj deputetët proceduan tutje, ku pritet të zgjidhen anëtarët e Bordit të BQK-së./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze