LAJMI I FUNDIT:

Një vit më parë vizitoi refugjatët në Bejrut, Dua Lipa reagon e tmerruar për tragjedinë në Liban: Çfarë po ndodh kështu?

Një vit më parë vizitoi refugjatët në Bejrut, Dua Lipa reagon e tmerruar për tragjedinë në Liban: Çfarë po ndodh kështu?

Një shpërthim tejet i fuqishëm ka ndodhur pasditen e së martës në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Ekipet emergjente i janë përgjigjur telefonatave të shumta, por deri më tani nuk dihet saktë për viktima apo dëmet materiale që janë shkaktuar.


Ndërkohë, momenti i shpërthimit është xhiruar nga dhjetëra qytetarë përmes telefonave dhe disa prej tyre janë publikuar në rrjetet sociale.

Të gjitha lajmet nga Shpërthimi Tragjik në Bejrut të Libanit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shpërthimi Tragjik në Bejrut të Libanit

Reagime të shumta kanë nisur në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen tragjike të së martës, e një ndër ta erdhi edhe nga artistja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa.

Dua Lipa (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Ajo ndau me ndjekësit në InstaStory një pamje të shpërthimit të tmerrshëm, në mbishkrimin e së cilës shkroi se ndjen keqardhje për këtë tragjedi.

“Kjo është absolutisht shkatërruese! Çfarë po ndodh në Bejrut?! Miq, ju lutem më tregoni që të dashurit tuaj janë të sigurt”, shkroi Lipa në InstaStory.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Dua e vizitoi Libanin vitin e kaluar në një mision humanitar me UNICEF-in, si një nga ambasadoret e kësaj organizate botërore me qëllime bamirëse.

“Kam pasur përvojën më të madhe të vetëdijesimit në këto tri ditët e fundit në Liban duke punuar me UNICEF-in, ku jam takuar me fëmijët në kampet refugjate dhe programet për trajnimin e të rinjve dhe për zhvillimin e aftësive”, ishte shprehur Dua vitin e kaluar gjatë një vizite në Kampin e Refugjatëve në Bejrut të Libanit. /Telegrafi/

Dua Lipa gjatë vizitës në një kamp të refugjatëve në Liban, në prill të vitit 2019 (Foto: UNICEF)

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Kalo në kategori