LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Duam dialog me parime, takimi i ardhshëm varet nga Brukseli

Kurti: Duam dialog me parime, takimi i ardhshëm varet nga Brukseli

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kalendari i dialogut të ardhshëm mes Kosovës e Serbisë varet nga Brukseli.

Ai deklaroi se do të jetë kryeministri ai që do të përfaqësojë Kosovën në dialog, pasi ka edhe një vendim të gjykatës që thotë se kryeministri përfaqëson vendin në dialog.


Kurti tha se është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe theksoi se do të mbrojnë interesat e vendit në dialogun me Serbinë.

Kryeministri në detyrë, tha se Lajçak është duke u përgatitur për fillimin e dialogut dhe përfaqësimi i Kosovës në dialog do të jetë në bazë të Kushtetutës.

“Unë jam në kontakt të rregullt me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, zotëri Miroslav Lajçak, ai natyrisht që është duke u përgatitur fillimin e dialogut. Ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime dhe i përgatitur, i organizuar mirë. Jemi gati, kemi përvojë, do t’i mbrojmë interesat e shtetit tonë dhe do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës ashtu siç e thotë Kushtetuta, ashtu siç e thonë ligjet tona dhe ashtu siç na njeh populli i Kosovës. Pra, varet prej Brukselit kalendari i dialogut të ardhshëm dhe në bazë të Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe aktgjykimit nga viti i kaluar Kosovën e përfaqëson kryeministri i saj”, deklaroi Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Trajkoviq: 'Kompromisi' i Vuçeviqit është ndarja e Kosovës

Trajkoviq: 'Kompromisi' i Vuçeviqit është ndarja e Kosovës

Lajme
Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Lajme
Mitsotakis: Paralajmërojmë fqinjin tonë verior, nuk e nisët mirë duke shkelur si të drejtën ndërkombëtare ashtu edhe detyrimet tuaja

Mitsotakis: Paralajmërojmë fqinjin tonë verior, nuk e nisët mirë duke shkelur si të drejtën ndërkombëtare ashtu edhe detyrimet tuaja

Politikë
Gjilanasi mbolli në serrën e tij edhe Kanabis Sativa, Policia e Kosovës pas bastisjes ia asgjëson bimët në gjatësi rreth 3 metra

Gjilanasi mbolli në serrën e tij edhe Kanabis Sativa, Policia e Kosovës pas bastisjes ia asgjëson bimët në gjatësi rreth 3 metra

Kronika e Zezë
Kërkohet angazhim më i madh nga Kosova dhe Serbia në dialog

Kërkohet angazhim më i madh nga Kosova dhe Serbia në dialog

Politikë
Kalo në kategori