LAJMI I FUNDIT:

E konsiderojnë si ‘Mane i ri’, Liverpooli dhe Real Madridi në garë të ashpër për të nënshkruar me Jeremy Dokun

E konsiderojnë si ‘Mane i ri’, Liverpooli dhe Real Madridi në garë të ashpër për të nënshkruar me Jeremy Dokun

Jeremy Doku është duke u vlerësuar si njëri nga lojtarët më të talentuar në Evropë.

Sulmuesi anësor belg ka debutuar edicionin e kaluar me gjigantin belg Anderlecht me vetëm 16 vite mbi supe.

Por tani në moshën 17-vjeçare ai është bërë një futbollist i rëndësishëm i ekipit të parë dhe vlera e tij po rritet dita e ditës.


Në Belgjikë e konsiderojnë Dokun si yllin senegalez të Liverpoolit, Sadio Manen, ndërsa lojtari është duke u ndjekur nga The Reds dhe Real Madrid.

Mediat belge kanë raportuar se dy gjigantët e mëdhenj evropianë janë në garë të ashpër për të nënshkruar me tinejxherin belg.

Doku këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje me ekipin e parë, ndërsa ka shënuar katër gola dhe ka bërë tre asistime.

Ideja e dy skuadrave të mëdha evropiane është ta transferojnë lojtarin dhe ta lënë edhe për një vit tjetër huazim te Anderlechti, në mënyrë që ai të bëjë më shumë përvojë.

Nga ana tjetër klubi nga kryeqyteti belg është duke menduar të fitojë rreth 15 milionë euro nga shitja e Dokus, kontrata e të cilit me Anderlechtin skadon në verën e vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori