LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi i “Friends” shtyhet për vitin 2021, xhirimet u anuluan për shkak të coronavirusit

Bashkimi i “Friends” shtyhet për vitin 2021, xhirimet u anuluan për shkak të coronavirusit
Seriali Friends (Foto nga Paul Drinkwater/NBC via Getty Images/Guliver)

Bashkimi i parashikuar i “Friends” pritet të shtyhet deri në vitin e ardhshëm për shkak të shpërthimit të coronavirus.

Ky serial pritej të xhirohej nga HBO gjatë muajit mars, por ekipi u detyrua të anulonte një gjë të tillë derisa të qetësohet gjendja në tërë botën.

Prodhuesit shpresonin që xhirimet të zhvilloheshin në muajin maj, që do të thoshte se premiera të vazhdonte në datën origjinale, të planifikuar më vonë në të njëjtin muaj.


(Foto: Getty Images/Guliver)

Por, The Sun tani ka zbuluar se ribashkimi që  kemi pritur të gjithë nuk ka të ngjarë të ndodhë deri në vitin 2021, pasi pandemia mbetet shqetësim.

Shtyhen edhe xhirimet e “Friends” për shkak të coronavirusit
Lexo po ashtu Shtyhen edhe xhirimet e “Friends” për shkak të coronavirusit

Sipas tyre, edhe aktorët Jennifer Aniston, Matthew Perry, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer, kanë planifikuar oraret e tyre për vitin tjetër.

Edhe një pjesëtar i ekipit të “Friends” kishte treguar se ky vendim është marrë për shkak të pandemisë coronavirus.

(Foto: Warner Bros. Television/Guliver)

“Nëse kufizimet e coronavirusit vazhdojnë deri në maj dhe qershor, i cili po shkon me shumë gjasë në këtë pikë, nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç se të shtyhet deri në vitin e ardhshëm, sepse duket e pamundur të gjesh datat kur të gjithë janë të lirë këtë vit”, ka thënë një burim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Magazina
Kalo në kategori