LAJMI I FUNDIT:

Milani e konfirmon, Paolo Maldini dhe djali i tij rezultojnë pozitiv me coronavirus

Milani e konfirmon, Paolo Maldini dhe djali i tij rezultojnë pozitiv me coronavirus

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini dhe djali i tij, futbollisti Daniel kanë rezultua pozitiv në testin e coronavirusit.

Rossonerët kanë njoftuar tashmë me anë të faqes së tyre zyrtare se coronavirusi ka prekur edhe klubin e tyre apo më saktë familjen legjendare Maldini.


“AC Milan konfirmon që Paolo Maldini, drejtor teknik i klubit, u bë i vetëdijshëm për kontaktin me një person i cili më pas rezultoi pozitiv për coronavirus dhe filloi të shfaqte vetë simptomat e virusit”.

“Ai u testua dje, rezultati i të cilit ishte pozitiv. Djali i tij Daniel, një sulmues në ekipin e të rinjve të AC Milan, i cili më parë kishte stërvitur me ekipin e Parë, gjithashtu rezultoi pozitiv”.

“Paolo dhe Daniel janë të dy mirë dhe kanë përfunduar dy javë në shtëpi pa kontakte me të tjerët”.

“Tani ata do të qëndrojnë në karantinë derisa të shërohen klinikisht, sipas protokolleve mjekësore të përshkruara nga autoritetet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Daniel është 18 vjeç dhe muajin e kaluar u bë gjenerata e tretë e familjes Maldini që veshi fanellën e Milanit në Serie A.

Buffon ndërron fanellën me djalin e Maldinit: Nuk pensionohem, po pres nipat e legjendave
Lexo po ashtu Buffon ndërron fanellën me djalin e Maldinit: Nuk pensionohem, po pres nipat e legjendave

Paolo është 51 vjeç dhe ishte një legjendë klubi si mbrojtës, duke u rikthyer për t’u bërë drejtori i tyre teknik në vitin 2018.

Ata janë njerëzit e parë në klubin e Milanit që rezultojnë pozitiv në coronavirus, ndërsa lajmi vjen vetëm disa orë pasi Juventus konfirmoi se Paulo Dybala është lojtari i tretë që rezulton pozitiv, pas Daniel Rugani dhe Blaise Matuidi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian

Premier League
Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ndërkombëtare
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes

Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes

La Liga
Kalo në kategori