LAJMI I FUNDIT:

Zvicra përfaqësohet në “Eurovision 2020” nga këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj

Zvicra përfaqësohet në “Eurovision 2020” nga këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj
Gjon Muharremaj (Foto: SRF)

Transmetuesi publik Zviceran SRF njoftoi sot se artisti me nofkën Gjon’s Tears është zgjedhur të përfaqësojë shtetin helvetik në “Eurovision 2020” me këngën “Répondez-moi”. Ai do të performojnë në gjysmëfinalen e dytë më 14 maj.

Gjon’s Tears, emri i vërtetë i të cilit është Gjon Muharremaj është këngëtar me prejardhje shqiptare. Babai i tij është nga Kosova, gjersa mamaja e tij nga Shqipëria.

Kjo është hera e parë në historinë e shtetit zviceran në “Eurovision”, që përfaqësohet nga një këngëtar me prejardhje shqiptare.


Pas më shumë se 10 vjetësh, Zvicra ka zgjedhur një këngë franceze për konkursin e këngëve në “Eurovision”. Muzikanti 21-vjeçar Gjon, me këngën e tij “Répondez-moi”, u zgjodh nga një panel i 100 anëtarëve të audiencës dhe një juri ndërkombëtare që përfshin 20 ekspertë të muzikës pasi paraqiti këngën e tij në një thirrje të hapur për hyrje në këtë garë. Paneli dhe juria secili mbartnin nga 50 për qind të vendimit, shkruan Eurovision.Tv.

Tema e këngës është shumë personale për këngëtarin shqiptar dhe është gjithashtu universale dhe flet për të gjithë. Gjon thotë për këngën e tij: “Të gjithë pyesin veten pse ne jemi saktësisht këtu, nga vijmë dhe ku po shkojmë. Këto janë pyetje kryesore, veçanërisht për njerëzit me prejardhje migrante. Prindërit e mi janë nga Shqipëria dhe Kosova. Jam rritur në Zvicër dhe është shtëpia ime, këto janë pyetje për të cilat mendoj shumë”.

Gjon’s Tears bashkë-shkroi këngën “Répondez-moi” me kantautorët Xavier Michel, Alizé Oswald dhe producentin Jeroen Swinnen si pjesë e një kampi të këngëtarëve në Zvicër. Kënga është përshkruar si kombinim i zërave, korëve dhe vargjeve të përziera me rrahje moderne që krijojnë një pamje të re dhe unike të tingullit.

Kush është Gjon Muharremaj?

https://www.instagram.com/p/BxsfY7DCU2j/?utm_source=ig_embed

Gjon Muharremaj, ia ka kushtuar zemrën dhe shpirtin e tij muzikës që kur ishte fëmijë. Ai e përloti gjyshin e tij me interpretimin që i bëri këngës “Can’t Help Falling in Love” së Elvis Presleyt si një nëntë vjeçar. Nofka e artistit rrjedh edhe nga kjo përvojë: “Gjon Tears (Lotët e Gjonit)”. “Pavarësisht nga gëzimi, trishtimi apo melankolia – Unë dua t’i prek njerëzit me muzikën time në çdo mënyrë të mundshme”, thotë këngëtari tani 21-vjeçar.

Gjyshi i Gjonit, i cili ka rrënjët shqiptare, u zhvendos e regjistroi nipin e tij në konkursin e talenteve “Albanian Got’s Talent” në vitin 2010. 12-vjeçari i atëhershëm doli i treti në konkurs. Një vit më vonë, ai arriti në gjysmëfinale në ekuivalentin zviceran të “Got’s Talent” të Zvicrës dhe arriti në gjysmëfinalen e “The Voice of France” në vitin 2019.

Gjon e do artin në të gjitha format e tij. Ai ka një admirim të thellë për kinemanë, është i apasionuar pas teatrit dhe i pëlqen të tërheq frymëzim nga muzetë dhe galeritë e artit. Ndërsa muzika ka qenë gjithmonë përparësia e tij kryesore, ai është i entuziazmuar për përgatitjet e tij për “Eurovisionin” e këtij viti:

“Eurovision është ngjarja më e madhe muzikore dhe është e madhe për një artist të jetë pjesë e saj. E vërtetë për sloganin e këtij viti – “Open Up (Hapeni)” – Unë jam plotësisht i hapur për këtë aventurë unike dhe mezi pres gjithçka që vjen me të”, thotë ai.

Ai vazhdon: “Dua të jap gjithçka që kam në Garën e Eurovizionit dhe dua të krenohem me atë se kush jam, nga kam ardhur dhe atë që kam arritur. Unë dua të frymëzoj njerëzit që të ndjekin rrugën e tyre me këngën time ‘Répondez-moi’”, thotë artisti shqiptar.

Çfarë mesazhi transmeton klipi i këngës?

Ekipi i realizimit të klipit të këngës “Répondez-moi” donin ta bënin Gjonin të ngjallte emocione: Gjon dëshironte të krijonte botën e tij të kujtimeve, ëndrrave dhe realitetit. Për këtë, Gjoni mori frymëzim nga regjisori i shumë prej filmave të tij të preferuar, Andrei Tarkovsky. Nuk ishte një sfidë e lehtë për artistin 21-vjeçar: “Xhirimet ishin më të vështira sesa pritej sepse ne donim të përdornim elementë të vërtetë për të krijuar shi, dëborë dhe zjarr”, tha ai. “Për të kontrolluar zjarrin në skenën e luftës, kemi djegur tetë perde me siguri.”

Klipi u mbështet nga regjisori Janine Piguet i “lNred Production”, Thierry Pradervand (kamera dhe redaktimi) dhe nga familja e tij. Të dy prindërit e tij, si dhe vëllai dhe gjyshja e tij, mund të shihen në videoklipin, i cili u xhirua në Bibliotekën Fribourg, në Zvicër dhe disa vende të tjera. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori