Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se zgjidhja e kontestit Kosovë-Serbi, i nuk është interes vetëm i yni, por edhe interes gjeostrategjik i aleatëve tanë.
Murati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se qeveria Kurti, jo vetëm nëse dëshiron t’ia zgjas vetes jetën, por edhe nëse është e interesuar vërtet të punojë për interesat e Kosovës, duhet gjejë rrugën e duhur të bashkëpunimit me faktorin amerikan dhe atë evropian dhe duke u bërë pjesë e procesit të dialogut të bëjë përpjekje të shtyjë përpara një zgjidhje të mirë, që nuk do të na linte problemin brenda dhe kështu duke zgjidhur problemin me Serbinë t’ia hap Kosovës, kombit shqiptar por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës perspektivat e zhvillimit.
Postimi i plotë:
Zgjidhja e kontestit Kosovë-Serbi nuk është interes vetëm i yni, por edhe interes gjeostrategjik i aleatëve tanë
Një marrëveshje që do të përfundonte me zgjidhjen e problemeve me Serbinë është parakusht jo vetëm i konsolidimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare por edhe i krijimit të kushteve objektive për t’u përqendruar në agjendën e zhvillimit ekonomik, luftimit të korrupsionit, sundimit të ligjit etj. Në këtë drejtim qeveritë tona vijnë në pushtet me premtime për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit e luftimin e korrupsionit, ndërsa në realitet puna e parë që i pret është dialogu me Serbinë. Dy qeveritë para kësaj që është sot, qeveria Mustafa dhe ajo Haradinaj para zgjedhjeve dhe në ditët e para të qeverisjes i ka karakterizuar synimi që të merren më shumë me agjendën e brendshme. Por jo vetëm që ato do të mbahen mend për kontekstin e marrëdhënieve të jashtme dhe dialogun me Serbinë (e para për problemet rreth asociacionit të komunave serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi dhe e dyta për tarifën ndaj Serbisë dhe rrjedhimisht pengesave rreth procesit të dialogut), por në fund edhe ranë për shkak të atij konteksti. E vetmja gjë që i ka dalluar është jetëgjatësia. E para ka zgjatur pak më shumë se e dyta. Edhe qeveria aktuale, edhe pse është përpjekur në vazhdimësi të theksojë se agjenda e saj kryesore nuk janë bisedimet me Serbinë por zhvillimet e brendshme, është ditur që në fillim se puna e parë serioze që do ta pres këtë qeveri është çështja e tarifës ndaj Serbisë dhe rrjedhimisht dialogu me Serbinë. Vetëm naivët dhe partitë tona politike për interesa të ngushta e përfitime afatshkurtra e kanë injoruar në vazhdimësi çështjen e dialogut, përfshirë edhe në fushatën e fundit zgjedhore. Pak njerëz e kanë lexuar dhe trajtuar me seriozitet letrën e presidentit Tramp dhe përkushtimin amerikan që t’i japin një zgjidhje dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Pak njerëz ende po e kuptojnë se nuk jemi vetëm ne në pyetje por interesa më të thella gjeo-strategjike dhe fatmirësisht ne vazhdojmë të jemi në anën atyre që vazhdojnë të na konsiderojnë aleat të natyrshëm në rirreshtimet gjeostrategjike për shkak të forcimit të Rusisë dhe Kinës. Andaj qeveria Kurti, jo vetëm nëse dëshiron t’ia zgjas vetes jetën, por edhe nëse është e interesuar vërtet të punojë për interesat e Kosovës, duhet gjejë rrugën e duhur të bashkëpunimit me faktorin amerikan dhe atë evropian dhe duke u bërë pjesë e procesit të dialogut të bëjë përpjekje të shtyjë përpara një zgjidhje të mirë, që nuk do të na linte problemin brenda dhe kështu duke zgjidhur problemin me Serbinë t’ia hap Kosovës, kombit shqiptar por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës perspektivat e zhvillim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje