Drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se riciklimi i mbeturinave në mënyrë të kontrolluar nga ana e institucioneve do të bëjë eliminimin e deponive ilegale.
Ibrahimi thotë se moskordinimi i aktiviteteve në mes qytetarit dhe institucioneve në nivel lokal dhe qendror ka sjell problemin e deponive ilegale.
“Mendoj se problemi i deponive ilegale në Kosovë qëndron në mos koordinimin e aktiviteteve të trekëndëshit ndërmjet qytetarit, të komunës dhe nivelit qendror. Ku në nivelin qendror janë disa ministri dhe disa agjenci qeveritare apo të pavarura që i përgjigjen Kuvendit të Kosovës. Komunat e Kosovës në shumë raste ndërmarrin veprime të eliminim e deponive ilegale, jo vetëm në kohë të fushatave, apo bashkërisht në organizatat joqeveritare, apo ato organizata që përfaqësojnë shoqërinë civile dhe ku në shumë raste marrin veprime autonome ku i eliminojnë deponitë ilegale. Por, pas një kohe përsëri në këto vende krijohen deponitë ilegale dhe këtë e bënë qytetari i Kosovës, kompanitë që merren me afarizëm, sepse në shumicën e rasteve është konstatuar se këto deponi përmbajnë mbetje inerte”, thotë Ibrahimi.
Ai duke folur për riciklimin e mbeturinave, shton se më zbatimin e plotë të Udhëzimit Administrativ për ndëshkim me gjoba mandatare, gjendja në deponi do të përmirësohet.
“Që disa vite është i nënshkruar Udhëzimi Administrativ për ndëshkim me gjoba mandatare, ku parashihen gjobat që dallojnë se kur gjobitet një person fizikë apo një kompani. Unë mendoj që ky udhëzim është duke qaluar, por me zbatimin e plotë problemi i deponive ilegale do të përmirësohet. Me riciklimin e mbeturinave nga ana e institucioneve të Kosovës duhet të fillojë duke u bazuar mbi Ligjin e Menaxhimit të Mbeturinave, atëherë kjo do të ndikonte në eliminimin e deponive ilegale. Nuk e di se pse në Kosovë nuk fillon ky riciklim dhe një riciklim i kontrolluar nga shteti, do të ketë përfitime. Me riciklimin e mbeturinave do të vjen deri të minimizimi i deponive që gjenden në Kosovë”, shton ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze