LAJMI I FUNDIT:

Stuhi dhe përmbytje pas zjarreve shkatërrues në Australi

Stuhi dhe përmbytje pas zjarreve shkatërrues në Australi

Zjarret ishin vetëm fillimi dhe nuk pati asnjë pushim për Australinë, që u përfshi nga shiu i rrëmbyeshëm që nuk po ndalon në shtetet e shkatërruara të New South Wales, Queensland dhe Victoria.

Ditëve në vijim, meteorologët parashikojnë të ketë mot edhe më të vështirë, transmeton Telegrafi.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë, shkaktuan mjerim të mëtejshëm për australianët, në shtetet që vuajtën shumë nga zjarret shkatërruese.


Qarkullimi është ndaluar në shumicën prej autostradave, ndërsa janë mbyllur parqet, si pasojë e përmbytjeve nga shiu, që ishte ndër më të mëdhenjtë në muajt e fundit.

Uji i qëndrueshëm arriti në 330 milimetra dhe rreth 100 milimetra shi pritej të binte natën dhe në mëngjes e ditës së sotme në shumë vende të tjera, njoftoi në Twitter Byroja e Meteorologjisë.

“Kujdesuni gjatë lëvizjes, shumë rrugë janë të përmbytura, ka pellgje të mëdha dhe të thella, që nuk duken të tilla në shikim të parë”, thuhet në paralajmërimin e byrosë.

Në New South Wales, ku janë djegur rreth 4.9 milionë hektarë pyje, është ndërprerë rryma, për shkak të reshjeve të mëdha.

Zjarrfikësit në shtetin juglindor kishin shpresë, se ndryshimi i motit do të sillte lehtësimin e nevojshëm, për zonat ku dhjetëra zjarre vazhdonin të digjeshin.

Sipas shërbimit të zjarrfikësve, kjo po ndihmon që të shuhen në tërësi 75 vatra zjarri, deri 35 prej tyre ishin të rrezikshme dhe mund të ndizeshin sërish.

Më pak stuhi ishin parashikuar për Victoria, që gjatë kësaj jave është goditur nga stuhi të mëdha dhe tymi i pashëndetshëm nga zjarret. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori