LAJMI I FUNDIT:

Mrekullia e Krishtlindjes, shiu iu del në ndihmë zjarrfikësve vullnetarë për të shuar mega zjarret në Australi

Mrekullia e Krishtlindjes, shiu iu del në ndihmë zjarrfikësve vullnetarë për të shuar mega zjarret në Australi

Zjarrfikësit në të gjithë Uellsin e Ri janë gëzuar nga fakti se ditën e Krishtlindjes shiu u ka ndihmuar atyre që të ndalin mega zjarret në Australi.

Shiu është parashikuar të bie në zonat bregdetare në veri të Newcastle të mërkurën, ndërsa Sidnei do të ketë një shans prej 50 për qind që të ketë shi.


Shumica e zonave bregdetare janë ende nën rrezik nga zjarret, por e mira tashmë është se zjarret nuk janë aq të mëdha sa ishin më herët, transmeton Telegrafi.

Ende nuk ka shuarje totale të zjarrit në vend. Po thuajse 75 zjarre me shkurre dhe barishte ishin djegur të martën natën, duke përfshirë mega flakën e malit Gospers në veriperëndim të Sidneit, zjarrin Green Wattle Creek në jugperëndim të qytetit dhe zjarrin Currowan i bregdetit jugor.

Më shumë se 2,000 zjarrfikës do të kalojnë këtë javë duke bërë përgatitje thelbësore përpara se kushtet të përkeqësohen përsëri në të gjithë vendin me gjasë këtë fundjavë. Penrith, në perëndim të Sidneit, do të arrijë 37C të shtunën dhe 39C të dielën.

Të martën zonat e mega-zjarrit të malit Gospers që ende digjen në perëndim të Sidneit dhe flakës së Green Wattle Creek në Malësitë e Jugut mbetën të thata.

Asnjë shi nuk parashikohet për ditët e ardhshme në Adelaide, ku zjarri i Cudlee Creek që ka shkatërruar 86 shtëpi në Adelaide Hills vazhdon të digjet.

Të paktën 873 shtëpi të NSW janë shkatërruar këtë sezon zjarri dhe 353 në Uellsin e Ri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori