LAJMI I FUNDIT:

Është 38 vjeç, por Joaquin kompletoi het-trikun për 20 minuta ndaj Bilbaos

Është 38 vjeç, por Joaquin kompletoi het-trikun për 20 minuta ndaj Bilbaos

Sulmuesi spanjoll, Joaquin Sanchez Rodriguez i njohur si Joaquin ka shënuar het-trik ndaj Athletic Bilbaos duke u bërë lojtari më i vjetër që e arrin një gjë të tillë në La Liga.

Real Betis ka marrë një fitore të madhe me rezultat 3-2 ndaj Athletic Bilbaos në takimin e vlefshëm për javën e 16-të në kampionatin elitar spanjoll.


Më meritori në këtë fitore të vendasve padyshim se ishte ylli spanjoll, Joaquin.

Edhe pse 38-vjeçar, Joaquin shkëlqeu në këtë takim duke shënuar het-trik brenda 20 minutave të parë të lojës.

Joaquin shënoi golin e parë pas vetëm dy minutave lojë për 1-0, në minutën e 11-të shënoi për 2-0, ndërsa në minutën e 20-të kompletoi het-trikun.

Me këtë het-trik të shënuar, sulmuesi anësor bëhet lojtari më i vjetër që arrin një gjë të tillë në historinë e La Ligas.

Ky het-trik ndaj Bilbaos ka bërë që Joaquin të vlerësohet lartë për formën e tij edhe pse në moshë mjaft të madhe.

Spanjolli në të kaluarën ka luajtur edhe për Valencian, Malagan dhe Fiorentinë, ndërsa ka mbi 50 paraqitje me kombëtaren spanjolle. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori