Qeset e plastikës mund të qëndrojnë deri në 1000 vjet në ambient, por duke parë se ato janë vështirë të riciklueshme, në Kosovë ndotja më e madhe po bëhet pikërisht prej tyre dhe pavarësisht kësaj, mungon vullneti politik, por edhe i bizneseve që të parandalojnë një gjë të tillë.
Kështu u tha sot në tryezën me temën “Si t’i zëvendësojmë qeset e plastikës pa u dëmtuar bizneset”.
Nazmi Pllana, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Përkrahje të Biznesit, tha se nuk duan të dëmtojnë bizneset, por të shohin mundësi të zëvendësimit të qeseve nga plastikës në atë të letrës.
“Ne si organizatë nuk kemi dashur t’i ikim misionit tonë në mbështetje të bizneseve, por e kemi parë si problem ndotjen nga qeset e plastikës, të cilat prodhohen nga bizneset në Kosovë… Në kuadër të projektit ne mendojmë që duhet të rritet vetëdija e qytetarëve dhe njoftimi për alternativat. Në bazë të hulumtimit ka dalë që duhet të ngritet vetëdija te qytetarët e Kosovës në përgjithësi sa i përket përdorimit të qeseve të plastikës dhe njoftimin për alternativat e mundshme. Mandej ngritja e vetëdijes te bizneset për pasojat afatgjate të përdorimit të qeseve të plastikës, të cilat janë duke i shkaktuar ambientit në Kosovë”, tha Pllana.
Ndërsa Luan Hasanaj nga Let’s Do It Kosova tha se problemi i ndotjes është shumë i madh dhe shqetësues për Kosovën, pasi nuk ka vullnet politik dhe as të bizneseve për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
“Kemi ndotjen enorme me materialeve ndërtimore, pra vazhdojnë të jenë me mijëra deponi ilegale në Kosovë, pavarësisht angazhimit të shumë akterëve që ta përmirësojnë këtë situatë, megjithatë problemi i qeseve të plastikës është më i lehtë i zgjidhshëm dhe sidomos nëse e shikojmë në prizmin e qytetarëve mund të ndikojmë shumë që kjo të jetë zgjidhje në afat të shpejtë. Nuk do mend që qeset e plastikës janë problematike. Ne e shohim se sa shumë e shëmtojnë mjedisin në Kosovë. Si organizatë e kemi trajtuar këtë problem, kemi folur për problemin e ndotjes të qeseve plastike, kemi bërë aksione të shumta, kemi bërë fushata, por jemi munduar të flasim edhe me akterët. Mirëpo, për bindjen time vazhdon të jetë mungesë e vullnetit politik, por shumë herë edhe e bizneseve që kjo problematikë të zgjidhet”, u shpreh ai.
Bizneset sipas tij janë akterët kryesorë që do të ndryshonin një gjë të tillë, që vetëdija të rritet.
Krahas kësaj, kryetari i Bordit të Rrjetit për Shitësit me Pakicë, Besnik Sylejmani tha se nuk ka kontroll të marrjes së qeseve nga konsumatorët, për shkak se ato nuk jepen me pagesë. Ai u zotua se janë të gatshëm të diskutojnë për këtë çështje dhe për mbrojtjen e ambientit.
“Ne duam të jemi konform me rregullat që janë të mira për ambientin sa i përket ndotjes. Mirëpo të njëjtën kohë të reduktojmë një kosto për kompaninë. Për shkak se derisa qeset jepen pa pagesë, ato merren me masë të pakontrolluar nga konsumatorët. Nëse i duhet një qese, ai i merr tri ose katër, pastaj edhe në mënyrën jo më të mirën largohen nga ambienti. Ne e përkrahim këtë iniciativë, dhe jemi të gatshëm të diskutojmë si rrjet”, deklaroi ai.
Derisa është biseduar për parandalimin e ndotjes, dhe zëvendësimin e qeseve të plastikës, këshilltari i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Visar Berisha ka theksuar se në vitin 2013 kanë hartuar një udhëzim administrativ, por që i njëjti nuk ka gjetur zbatim.
“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka miratuar udhëzimin administrativ, që janë për përcaktimin e kërkesave teknike dhe kërkesa tjera për qeset e plastikës. Ky udhëzim është miratuar në vitin 2013, prej këtij viti deri në këtë kohë ky udhëzim nuk ka gjetur zbatim. Ne si ministri në planin legjislativ për vitin 2019 kemi paraparë plotësim-ndryshimin e këtij udhëzimi, me këtë kemi dashur që të eliminojmë qeset e plastikës, dhe të bëjmë ato që janë të reciklueshme, apo bio-degraduese. Prej momentit të përcaktimit për plotësim ndryshim të këtij udhëzimi administrativ kemi formuar grupe punuese”, u shpreh Berisha.
Ndryshe, Kosova është vendi i vetëm në rajon që i jep qeset e plastikës pa pagesë. Vetëm 1 për qind e qeseve plastike janë të reciklueshme në mbarë botën, në anën tjetër, kostot e riciklimit janë shumë më të larta se ato të prodhimit. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit
Filluan debatet profesionale për reforma në Këshillin gjyqësor në RMV, zgjidhje përfundimtare pritet deri në fund të dhjetorit
Ibrahim Dehari shkarkohet nga posti i drejtorit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët