Pretendimet për themelimin e një mini-Shengeni Ballkanik po konsiderohen se janë në kundërshtim me interesat e Kosovës, edhe të dëmshme në aspektin ekonomik, si dhe atë politik. Fituese për nga ekonomia dhe tregu po shihet të jetë vet shteti serb, bashkë me shtetet tjera të rajonit.
Kështu thonë njohës të fushës ekonomike dhe fituesja e zgjedhjeve të 6 tetorit, sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje.
Kryetari i Odës së Afarizmit, Skender Krasniqi thotë se arritja e një mini-Shengeni të tillë është më së paku në interesin e Kosovës. Teksa i ka bërë thirrje qeverisë së ardhshme që t’i rishikojnë gjitha marrëveshjet e CEFT-as dhe të MSA-së, pasi, sipas tij, e kanë dëmtuar dhe shkatërruar prodhimin vendor dhe nuk kanë ndikuar në rritjen e eksportit.
“Arritja e një mini-Shengeni është më së paku në interes të Kosovës, si në aspektin politik, por edhe ashtu në aspektin ekonomik është më i dëmshëm. Përvoja që e kemi më marrëveshjen e CEFT-as, por edhe MSA-së, Kosova nuk ka përfituar asgjë nga këto marrëveshje. Përkundrazi Kosova ka pësuar dëme të jashtëzakonshme nga këto marrëveshje… Përfitues do të jetë shteti serb, do të jenë shtetet e rajonit dhe humbëse edhe një herë do të jetë Republika e Kosovës. Nuk është interesë i yni si shtet, të bëjmë këso lloj marrëveshje. I bëjmë thirrje Qeverisë në ardhje, kushdo që vjen që me urgjencë të shikojë ri negocimin e këtyre marrëveshjeve. Janë marrëveshje që e kanë dëmtuar dhe shkatërruar prodhimin vendor dhe nuk kanë ndikuar në rritjen e eksportit, punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve tonë”, thotë ai
Se ky mini-Shengen është i dëmshëm për Kosovën e thotë dhe njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, teksa shton se kjo do të ishte e papërballueshme, pasi Kosova nuk ka ekonomi vendore dhe prodhim vendor për të eksportuar në shtetet tjera rajonale.
“Kjo vetëm çka do të bëjë dëme, gjithë këto shtete dhe BE tenton që këto shtete të aderojnë në BE, e jo në këso minishegene. Derisa nuk kemi një kontroll nga BE-ja, ne jemi shtete shumë të brishta që nuk e kemi një të kaluar të largët të konfliktit që e kemi pasur në vitet e 90-ta… për fat jo të mirë, ne nuk kemi krijuar ekonomi vendore, prodhim vendor, por ne sillemi vetëm si shtet që importohemi dhe një vend tranzit edhe nga ana e mallrave”, thotë Kadriaj.
Ndërkaq, nga ana e partisë fituese sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizjes Vetëvendosje thonë se kjo tentativë është në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe nuk do të mbështesin.
Anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Albulena Haxhiu adresoi kritika ndaj qeverisjes në Shqipëri, pasi sipas saj ajo nuk po e sheh dhe nuk po e trajton në mënyrën si është ky shtet.
“Republika e Shqipërisë duhet të sheh Serbinë ashtu siç e sheh Kosova. Mendoj që qeverisja aktuale nuk e ka parë Serbinë me syrin si e sheh Kosova. Këtu na ka shkaktuar jashtëzakonisht dëm të madh. Për faktin se ajo duhet të trajtojë Sebinë mënyrën çfare është, ka pasur veprime të tilla, sikur takimi i fundit. Ne kemi kundërshtuar këtë dakordim të tyre, kemi pas qëndrime nga organizata jonë që vepron në Shqipëri. Kjo është në kundërshtim me interesat e Kosovës. Prandaj nuk e kemi mbështetur”, thotë Haxhiu.
Të enjten e javës së kaluar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ranë dakort gjatë një takimi në Novi Sad, që brenda vitit 2021 të eliminohen kontrollet kufitare dhe pengesat e tjera të lëvizjes së lirë brenda rajonit. Derisa Kosova nuk ishte pjesë e këtij takimi./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker