Procedurat e prokurimit për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Prishtinë kanë përfunduar, dhe tani po bëhen përgatitjet për nënshkrimin e kontratës me fituesin. Zyrtarët e Komunës së Prishtinës kanë thënë se ndërtimi mund të fillojë pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese.
Parkimi i veturave në hapësira publike apo trotuare, pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Milaim Fejzullahu, nga njësiti për Trafik në Policinë e Kosovës, i tha Radio Kosovës se çdo ditë hasin në vetura që janë të parkuara në trotuare, e kjo, sipas tij, në radhë të parë pengon këmbësorët.
Ai thotë se ndërtimi i parkingut nëntokësor, do ta lehtësonte kryeqendrën.
“Ne si polici në vazhdimësi jemi duke punuar për lirimin e trotuareve në mënyrë që këmbësoreve t’u sigurojmë lëvizje sa me të lire. Është fakt qe kryeqyteti ka mungesë të parkingjeve por sipas disa informacioneve që kemi nga Kuvendi Komunal, së shpejti do të filloje ndërtimi i një parkingu në afërsi të Pallatit të Rinisë, por kur do të filloj nuk kemi informacione”, tha ai.
Komuna e Prishtinës për vite me radhë kishte premtuar se do ta zgjidhë këtë problem, duke i ndërtuar disa parkingje nëntokësore në lokacione të ndryshme të qytetit. Mirëpo, ky propozim ende nuk po mund të realizohet. Zyra për
Marrëdhënie me Media në Komunën e Prishtinës, në një përgjigje me shkrim i ka thënë Radio Kosovës se puna në terren do të fillojë pas nënshkrimit të kontratës.
Procedurat e prokurimit për ndërtimin e parkingut nëntokësor kane përfunduar, dhe tani po bëhen përgatitjet për nënshkrimin e kontratës me fituesin. Ndërtimi mund te filloje pas nënshkrimit te kontratës me kompaninë fituese.
Parkingu nëntokësor, që do të ndërtohet te Fakulteti Filologjik në Prishtinë ishte paraparë që deri në fund të vitit 2018 ti kaloj të gjitha fazat që parashihen me procedurat e partneritetit publiko- privat, në mënyrë që në fund të dhjetorit të mund të fillojnë ndërtimi i tij. Edhe pse të gjitha afatet e parapara kanë kaluar, ndërtimi ende nuk ka filluar.
Ndryshe kapaciteti i këtij parkingu do të jetë 500 deri 900 makina.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian