Presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili ishte pjesë e panelit të foumit GLOBSEC 2019, që po mbahet në Bratislavë, duke folur për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, tha se marrëveshja e vitit 2013 ka pasur një ndikim jashtëzakonisht pozitiv.
Sipas Thaçit, marrëveshja e vitit 2013 pati një efekt të jashtëzakonshëm sa i përket marrëdhënieve tona.
“Ishte integrimi territorial por edhe çështja sociale e komunitetit serb në Kosovë në institucionet dhe në jetën sociale në pjesën veriore të Kosovës por edhe në tërë territorin e Kosovës. Kemi integrim në drejtësi, polici, lëvizja e lirë e qytetarëve, policia multietnike dhe oficerëve doganorë në mes kufirit të Kosovës me Serbinë, largimi i barrikadave në pjesën veriore dhe nuk ka probleme ndëretnike. Gjithashtu për këtë të parë janë zgjedhjet qendrore dhe lokale ku mori pjesë komuniteti serb. Për këtë do të doja t’i shprehë mirënjohjen presidentit Aleksandar Vuçiq i cili i ka vizituar dhe i ka bindur për të marrë pjesë në procesin zgjedhor i cili ishte organizuar sipas ligjeve të Kosovës”, tha ai.
“Disa gjëra të cilat kanë mbetur për t’u zbatuar nga të dyja palët. Kosovës i duhet të zbatojë marrëveshjen për asociacionin sipas ligjeve të Kosovës, me theks të veçantë Kushtetutës së Kosovës. Ajo çka është e rëndësishme është se gjithmonë ka ekzistuar dëshira që kjo të rrihet por fatkeqësisht Lista Serbe, politikanët serb në Kosovë, nuk i ka lejuar njerëzit të jenë pjesë e procesit dhe të shkruajnë statusin e Asosciacionit”, tha ai.
Thaçi shtoi se rreth 75 përqind e qytetarëve janë pro dialogut dhe të gjithë duan që lëvizet më shpejt drejt NATO-s dhe BE-së.
“Qytetarët e Kosovës e duan dialogun, e duan një marrëveshje në mes Kosovës me Serbinë, e cila do të forconte integrimin e shtetit, zhvillimin ekonomik, investimet në Kosovë, për një mirëqenie më të mirë dhe një jetë më të mirë. Mënyra se si kemi mbetur të izoluar, pa liberalizim të vizave nga BE-ja është një situatë që kërkon me urgjencë një zgjidhje. Një zgjidhje jo e cila kalon përmes Beogradit, por një zgjidhje nga institucionet e BE-së, duke ndërtuar marrëdhënie më të mira dhe për këtë shpresoj dhe punoj që të arrihet ky objektiv. Ka shumë skeptikë dhe kritikë të cilët thonë se drejtësia nuk është në anën tonë”, tha ai. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite