LAJMI I FUNDIT:

Koeman nuk është në garë për postin e trajnerit të Barcelonës

Koeman nuk është në garë për postin e trajnerit të Barcelonës
Ronald Koeman (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Ish-trajneri i Evertonit, Ronald Koeman, është duke u lidhur me një kalim te Barcelona, pasi raportohet se këta të fundit po mendojnë që ta shkarkojnë Ernestvo Valverden.

Edhe pse e fitoi titullin kampion në La Liga, trajneri spanjoll dështoi ta fitonte Kupën e Mbretit dhe u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Liverpooli.

Barcelona po mendon ta shkarkojë Valverden, duke rikthyer interesimin për ish-lojtarin e tyre, mirëpo Koeman ka thënë se nuk është momenti i duhur.


Ernesto Valverde (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Unë e kam konfirmuar veten si trajner i Holandës. Nëse keni kaluar një vit në kombëtare dhe keni një vit deri te Kampionati Evropian, nuk mund të largoheni, nuk është momenti”, ka thënë trajneri holandez.

“Nuk jam i shqetësuar nga spekulimet, i kam lënë pas shpine, pasi jam i fokusuar vetëm te sukseset e kombëtares dhe asgjë tjetër”.

“Nuk ka rëndësi se çfarë them unë, njerëzit nuk do të ndalen së foluri për të ardhmen time. Barcelona është një klub që unë e dua dhe kam luajtur në Camp Nou, por them se tani nuk është momenti”, ka shtuar më tej Koeman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot i përgjigjet lojtarit të Liverpoolit pasi ai kërkoi publikisht të largohej nga klubi

Arne Slot i përgjigjet lojtarit të Liverpoolit pasi ai kërkoi publikisht të largohej nga klubi

Premier League
Salah mund të transferohet falas tek gjiganti italian sezonin e ardhshëm

Salah mund të transferohet falas tek gjiganti italian sezonin e ardhshëm

Serie A
UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

Liga e Kampionëve
Konfirmohen dy mungesa të mëdha të Real Madridit për ndeshjen ndaj Real Sociedadit

Konfirmohen dy mungesa të mëdha të Real Madridit për ndeshjen ndaj Real Sociedadit

La Liga
Jorge Mendes ia rekomandoi Barcelonës dhe PSG-së shkëmbimin e dy lojtarëve këtë verë

Jorge Mendes ia rekomandoi Barcelonës dhe PSG-së shkëmbimin e dy lojtarëve këtë verë

Ndërkombëtare
Gundogan mbeti tejet i zhgënjyer me sjelljen e dy ish-bashkëlojtarëve të tij tek Barcelona

Gundogan mbeti tejet i zhgënjyer me sjelljen e dy ish-bashkëlojtarëve të tij tek Barcelona

La Liga
Kalo në kategori