LAJMI I FUNDIT:

Shpërndahen 150 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale në Gjilan

Shpërndahen 150 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale në Gjilan

Në shenjë solidariteti me familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, sot organizata “Islamic Relief Kosova”, tashmë e njohur me aktivitetet e saj humanitare, në bashkëpunim dhe koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë, konkretisht me Qendrën për Punë Sociale, kanë shpërndarë 150 pako ushqimore.

Sipas njoftimit për media, drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka falënderuar organizatën për këtë donacion, që sipas tij është i mirëseardhur sepse familjet e përzgjedhura janë raste shumë të rënda.

“Falënderoj organizatën e cila ka sjellë këto pako ushqimore për familjet në nevojë. Jemi duke punuar vazhdimisht për ndryshimin e gjendjes në mënyrë që rastet të cilat kanë mungesën e ushqimit në sofër, të jenë përditë e më pak”, ka thënë drejtori Xhemaili.


Kurse, Blerim Gashi, në emër të organizatës ka thënë se janë duke bërë shpërndarjen e pakove ushqimore për 150 familje, prej tyre 120 që janë përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale dhe 30 familje i ka përzgjedhur organziata, të cilët kanë jetimë në familje.

Nga ana e tij, Ruzhdi Selimi, ka potencuar rëndësinë që kanë këto pako ushqimore për familjet në nevojë dhe gjithashtu ka potencuar se edhe në këtë fazë kërkesat janë ende të mëdha, mirëpo bashkërisht edhe me ndihmën e donatorëve dhe solidaritetin e treguar gjendja gjithnjë është duke u përmirësuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Kalo në kategori