Ju tradhtoi! Atëherë çfarë duhet të bëni: të largoheni apo të qëndroni? Vendimi, në çdo rast, është krejtësisht i juaji
Është e rëndësishme të analizoni me kujdes situatën dhe në fund të vendosni nëse ia vlen t’i jepni edhe një shans të dytë, transmeton Telegrafi.
Tradhtia nuk do të thotë fund i një lidhjeje erotike. Përkundrazi, shumë shpesh ajo përbën faktin që na sjell ndërmend kambanën e rrezikut. Pra, na paralajmëron se diçka nuk shkon mirë në marrëdhënie ose njëri prej partnerëve ndodhet në një qorrsokak.
Në realitet, të gjitha çiftet mund ta kapërcejnë tradhtinë dhe të mësojnë prej saj.
Përse, përse, përse?
Në çdo rast, ju duhet t’i jepni rëndësi shkakut që e ka çuar partnerin tuaj tek tradhtia, pa u treguar indiferente ose të nënvleftësoni problemin. Gjëra të cilat për ju nuk mund të ketë rëndësi ose i konsideroni si të dorës së dytë, për partnerin tuaj mund të përbëjnë një arsye të “mirë” për t’ju tradhtuar.
Shansi i dytë!
Sipas specialistëve, nëse me të vërtetë dëshironi ta kapërceni tradhtinë dhe ta lini pas një herë e përgjithmonë, do të duhet jo vetëm të përballoni zemërimin por më kryesorja, ta kapërceni atë. Në rast të kundërt, lidhja mund të bëhet tepër mbytëse dhe çifti të jetojë në dëshpërim.
Mënyra e vetme për të kapërcyer tradhtinë është qëndrimi i hapur dhe i sinqertë i partnerëve dhe diskutimi i të gjitha çështjeve (edhe tradhtisë) midis tyre.
Kështu pra:
• Preferoni të flisni me partnerin pa u grindur.
• Pyesni për gjithçka dëshironi të mësoni, por pa u përqendruar në detaje.
• Pranoni hapur se për një farë periudhe do të ndjehen i tepër e lënduar.
• Mos kaloni në kampin e atyre që e mbajnë gojën mbyllur dhe nuk duan të shkëmbejnë asnjë fjalë.
• Që të dy duhet të merrni përsipër pjesën e përgjegjësisë që ju takon në problemet e krijuara duke i diskutuar ato, me qëllim që të gjeni zgjidhjet e nevojshme.
Nuk ktheheni pas…
Tek tradhtari i “sëmurë”
Tradhtia në këtë rast është rezultat i një pasioni të sëmurë, përderisa në realitet personi është i papjekur në pikëpamje ndjesa re ose vuan nga pasiguria personale. Të gjitha këto e bëjnë atë të vështirë për t’u lidhur shpirtërisht vetëm me një person.
Nëse dashuron dikë tjetër
Për disa, zbulimi i tradhtisë së partnerit të tyre shënon fillim e një lufte të pafundme për të rifituar dhe mbajtur pranë. Veçse e vërteta është se kur partneri është i lidhur shpirtërisht me dikë tjetër, atëherë lufta është e kotë. E vetmja gjë që bëni në këtë rast, nëse vazhdoni përsëri përpjekjet, është humbja e personalitetit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Bukuroshja nga Egjipti i la të gjithë pa frymë: Ajo ka vitiligo, lupus dhe bukuri unike
FBI-ja shtron këtë enigmë për kandidatët për punë: A mund ta zgjidhni atë?
Të vetmet gjëra të cilat meshkujt i vërejnë gjatë seksit
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian