LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Kosnett viziton veriun e Mitrovicës, takohet me policinë dhe KFOR-in

Ambasadori Kosnett viziton veriun e Mitrovicës, takohet me policinë dhe KFOR-in

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, e ka kaluar ditën në Mitrovicën Veriore.

Ai pas takimit me kryesinë e Listës Srpska në një nga kafiteritë e qytetit, më vonë ka vizituar edhe Policinë e Kosovës në atë zonë.

Komunikata e plotë e ambasadës amerikane:


Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, sot qëndruan për një vizitë zyrtare ambasadori amerikan z. Philip S. Kosnett dhe drejtori i Departamentit për Hetime z. Riza Shillova, të cilët ishin të shoqëruar edhe nga zyrtarë të ICITAP-it amerikan.

Ky delegacion në këtë takim zyrtar u mirëpritën nga drejtori i Drejtorisë Rajonale z. Nenad Djuric dhe stafi menaxherial i kësaj drejtorie, të cilët prezantuan angazhimet dhe aktivitetet policore të kësaj drejtorie rajonale të PK-së.

Kjo vizitë rezultoi me diskutimin e temave të ndryshme që ndërlidheshin me sigurinë e përgjithshme në veri, luftën kundër të gjitha llojeve të krimit, ngritjen dhe forcimin e integritetit dhe kapaciteteve policore, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare.

Ambasadori Kosnett dhe Shillova vlerësuan lart punën dhe përpjekjet e vazhdueshme që zyrtarët e kësaj drejtorie po bëjnë për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe njëkohësisht inkurajuan ata që të angazhohen edhe më shumë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, me qëllim të krijimit të një klime më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallime.

Drejtori i Departamentit të Hetimeve, Shillova, i siguroi drejtuesit e DRP-Mitrovicë Veri, se stafi menaxherial i PK-së do t’i përkrahë dhe do t’i mbështesë në vazhdimësi me të gjitha kapacitetet policore që vlerësohen të nevojshme në ngritjen profesionale dhe arritjen e rezultateve edhe më të larta.

Në anën tjetër edhe ambasadori Kosnett konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Amerikës ndaj Policisë së Kosovës dhe drejtorive rajonale, veçanërisht në lidhje me fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Tentim vrasje në Pejë - i riu që thuhet se u plagos, u largua nga Kosova menjëherë pas incidentit

Tentim vrasje në Pejë - i riu që thuhet se u plagos, u largua nga Kosova menjëherë pas incidentit

Kronika e Zezë
“Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë 400 euro”, deklarata e Haradinajt dhe reagimi i zëvendësministrit Dobra dhe zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes

“Ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë 400 euro”, deklarata e Haradinajt dhe reagimi i zëvendësministrit Dobra dhe zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit

“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit

Lajme
Zjarre në Pejë, Rahovec dhe Zveçan - dëme të shumta në prona

Zjarre në Pejë, Rahovec dhe Zveçan - dëme të shumta në prona

Kronika e Zezë
Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Paralajmërohen bllokada, MPJD apelon te qytetarët të shmangin vendkalimet kufitare me Serbinë

Lajme
Forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare, ministrja e Jashtme e Finlandës viziton Kosovën

Forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare, ministrja e Jashtme e Finlandës viziton Kosovën

Lajme
Kalo në kategori