Lëvizja Vetëvendosje në konferencën për media kanë treguar pasojat e bllokimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku tha se me mosdekretimin e anëtarëve të KQZ-së presidenti me këtë veprim është duke bllokuar veprimtarinë e partive opozitare të cilat varen nga fondet e KQZ-së.
Ajo tha se për këtë gjë do ishte dashur që edhe partitë në pushtet të shqetësoheshin, por sipas saj këto parti kanë edhe të tjera mënyra për të mbijetuar.
“Nuk ka ditë që ky president nuk po na jep prova që jo vetëm se nuk është president konsensual, por që nuk përfaqëson vullnetin e popullit, nuk jep prova që e respekton vullnetin e popullit të dalë nga të zgjedhjet e vitit 2017 për më tepër ai po bën të pamundurën për ta bllokuar veprimtarinë e opozitës me mosdekretimin e anëtarëve të KQZ-së dhe me bllokimin fondeve që u takojnë partive e në veçanti shihet se qëllimi është të bllokohet veprimtaria e opozitës që varet nga këto fonde dhe ne shprehim këtë pakënaqësi të madhe edhe pse edhe partitë në pozitë do ishte dashur të brengosen për këtë fakt por siç duket ata kanë mënyra tjera të mbijetesës”, tha Kollçaku, raporton Ekonomia Online.
Kollçaku tha se është shqetësim i madh që KQZ-ja ka mbetur e bllokuar tash e sa muaj dhe presidenti po e lejon këtë gjë.
“Ne shprehim shqetësimin e madh për mosdekretimin e anëtarëve dhe na habit fakti se si ky president ia lejon vetës duke mos marr këtë vendim që i takon atij”, shtoi ajo.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se bllokimi i KQZ-së nga ana e presidentit po e vë në pikëpyetje edhe cilësinë dhe shërbimin që ky institucion e ofron.
“Është e domosdoshme që KQZ-ja të jetë institucion i pavarur në punën e tij kushtetues nga përbërja me integritet dhe transparencë, çfarë kemi parë gjatë një viti ka qenë bllokimi i KQZ-së nga ndërhyrja e presidentit duke mbajtur peng emërimin e anëtarëve të KQZ-së nga tendenca e tij për të ndryshuar përbërjen e tij në mënyrë antikushtetuese”, tha Rrustemi.
Rrustemi tha se ky bllokim i KQZ-së i ka shkaktuar shumë probleme këtij institucioni i cili këtë vit priste shumë punë.
“Ndërprerja një vjeçare ka shkaktuar dëme të pakompenzueshme, dëmi që është bërë tani do të vërehet edhe në të ardhmen sepse punët e ndaluara do ndikojnë në cilësinë e aktiviteteve dhe shërbimeve që ofron e KQZ-ja”, tha ai.
Rrustemi ka përmendur dëmet që ky bllokim po i shkakton KQZ-së.
“Është pamundësuar marrja e çfarëdo vendimi nga ana e KQZ për një vit, 37 asamblistëve i është pamundësuar puna e tyre në disa komuna kjo ka ndikuar në marrjen e vendimeve, një deputet ka mbetur pa mandat, 13 subjekte politike që 3 muaj kanë mbetur pa fonde që ua garanton ligji, është bllokuar zgjedhja e drejtorit ekzekutiv të zyrës për regjistrimin dhe certifikimin e partive politike ZRPP është pa drejtor dhe staf dhe zëvendës kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ, më 2 prill i përfundon kontrata edhe kryeshefit ekzekutiv dhe për pasojë defunksionalizohet edhe administrata”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit