Thënie të dramaturgut dhe regjisorit turk: Tuncel Tayanç Kurtiz
Përktheu: Rozana Belli
• Ji aq i moralshëm sa edhe armikut tënd t’i vijë turp që është armiku yt.
• Burrëri s’do të thotë të kesh supe të gjerë. Burrëri do të thotë t’i dalësh për zot dikujt që mbështet kokën në supin tënd.
• Ne nuk lamë askënd në mes të rrugës bir. Ata që mbetën pas, ose nuk mbërritën dot shpejtësinë tonë, ose njerzillëkun…
• Ai që në herën e parë të plagos, në të dytën të vret, biri im.
• Që trupi yt të fle shtrirë nën tokë, mbi tokë duhet të qëndrosh drejt…
• Nuk është ashtu vëlla! Armiku është qitës i verbër, vetëm miku e di mirë ku të të qëllojë.
• Dikujt thuaji një fjalë të atillë që ose t’i japësh jetë, ose t’a vrasësh, por kurrë t’a lësh të plagosur…
• Ndonjëherë bir, që gjërat të shkojnë në vijë, s’duhet të shtrëngosh grushtin. Duhet të hapësh pëllëmbën dhe ato që ke aty t’i lësh të fluturojnë në ajër. Dhe, duhet të presësh bir, të presësh që të kthehen mbrapsht.
• Unë humba më tepër nga sa pata…
• Kam kuptuar se shumë njerëz, nevojën e trupit për ujë e kapërcejnë duke lëpirë atë që pështyjnë, bir.
• Dashuri do të thotë të lagesh nën shiun e dikujt dhe të mos thahesh dot në diellin e dikujt tjetër.
• Nëse ka tradhti në sy, mos kërko besnikëri në fjalë, bir.
• Nga miku më i mirë lind armiku më i keq.
• Gjëja më e lehtë në jetë është të merresh me fjalë. Më e vështira, të njohësh vetveten…
• Nëse ti e fal armikun tënd, vëlla, do të të vrasë edhe një herë…
• Ti lutesh për vete, unë për ata që dua…
• Trimat vdesin vetëm njëherë bir, frikacakët përditë…
• Momenti kur ti je i sigurt që do të fitosh, është momenti kur je më i pambrojtur se kurrë…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak