Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kaluar amendamentin për rritjen e koeficientit për 0.1 përqind për mësimdhënësit universitarë, ndërsa nuk ka kaluar propozimi për rritjen e pagës së shefit të Agjencisë Anti-Korrupsion.
Kjo erdhi pas propozimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili propozoi që mësimdhënësve të universiteteve publike t’iu rritet koeficienti për 0.1, dhe drejtorit të Agjencisë Anti-Korrupsion, Shaip Havollit të mos t’i zvogëlohet paga, por t’i bëhet sa ajo e deputetit.
Veseli tha se propozimi i parë vjen si rezultat i premtimeve që janë bërë ndaj mësimdhënësve, teksa për të dytin u shpreh se nuk është mesazh i mirë që shefit të një institucioni kaq të rëndësishëm t’i zvogëlohet paga.
Pas kësaj deputetët u sqaruan lidhur me propozimin e kryeparlamentarit Veseli, ku thanë se nuk bëhet fjalë për rritje për 0.1 si përqindje, por si koeficient.
“Propozoj shtim linear për 0.1 [përqind]. Do të thotë iu kemi premtu, dhe këtë 0.1 përqind, kjo është çështje e premtimit, në fund të fundit seanca e merr vendim. Punëtorët arsimor në universitete në pikën 133 deri në pikën 140, jam konsultuar edhe me ministrin e financave. Propozoj shtim linear 0.1 përqind, ka kaluar më herët më tepër dhe gabim. Dhe 58 b, kryesuesin pastaj e kisha ftu me i vë dyjat, ka të bëjë me një institucion që për mua është shumë i rëndësishëm Agjencioni Anti-korrupsion. Drejtorit të Agjencionit iu ka ulë paga, nuk është mesazh i mirë. Unë besoj se është mirë që ky Kuvend t’ia bëjë pagën si të deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, tha Veseli.
Ndërsa deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se një gjë e tillë nuk është konform rregullores së Kuvendit.
“Kjo tash nuk është konform rregullores së Kuvendit paraqitja e amendamentit të ri nuk ka mbështetje procedurale e para, e dyta nëse ishte e sinqertë do të duhej të ishte intervenimi atje te tabelat kur ne debatuam një orë të tërë këtu, edhe për koeficientet për profesorët universitarë dhe për këtë arsye nuk i japim mbështetje. Sa i përket Agjencisë Kundër Korrupsion besoj që komisioni funksional e ka pas në pikëpyetje, ne po flasim që po vëmë rregull dhe nuk mundemi që të rikthehemi në çdo pozicion veç e veç, se ka X arsye. Nëse kthehemi për çdo pozicion veç e veç po fillojmë nga shefi i stafit të kryetarit të kuvendit, që i merr pagë 1852 euro sipas këtij ligji, zëvendësi i tij kur mungon ky 1610, këshilltarët nga 1434, zyrtari i lartë personal 979, zyrtari pak më i vogël jo personal 884 etj”, tha Zemaj.
Ndërsa me replikë iu kthye kryeparlamentari Veseli, i cili tha se ka pritur që deputetët të jenë më korrekt duke i ulur pagat e veta.
“Kam prit se ju do të tregoheni më korrekt, me i ulë ende pagat tona. Unë timen e kam ul 2 koeficient. Edhe sektorin publik nuk e kam bë unë, e kam gjet qysh ma ka lënë Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha ai./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Diskriminim i personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, që nga tekstet shkollore
Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por në Qeveri mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”
Voziti me fëmijë në prehër – policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City