LAJMI I FUNDIT:

Cilët vitamina janë të padobishëm e cilët duhet t’i merrni si suplement

Cilët vitamina janë të padobishëm e cilët duhet t’i merrni si suplement

Ndoshta ju duket si këshillë e thjeshtë dhe e qartë: hani pemë e perime, ushtroni dhe, normalisht, merrni vitaminat e nevojshëm!

Por, ndoshta nuk është kaq e thjeshtë, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet me dekada të tëra kanë dështuar të gjejnë dëshmi substanciale se vitaminat dhe suplementët janë shumë të mirë.


Në fakt, studimet e fundit e thonë të kundërtën, duke zbuluar se disa prej këtyre vitaminave edhe mund të jenë të dëmshëm.

Kështu, më poshtë e keni listën me vitamina dhe suplemente të cilat duhet t’i merrni dhe cilat duhet t’i shmangni.

Multivitaminat: Shmangni – të gjitha i merrni përmes një diete të balancuar mirë
Me dekada të tëra është supozuar se multivitaminat janë krucialë për shëndet të mirë të përgjithshëm. Vitamina C e forcon sistemin e imunitetit, vitamina A jua mbron shikimin dhe vitamina B ju jep energji. Jo vetëm se këto vitamina i merrni nga ushqimet që i hani, por konsumimi i tepërt mund t’ju bëjë dëme.

Vitamina D: Merreni – jua forcon eshtrat dhe vështirë që gjendet në ushqim
Vitamina D nuk është prezente në shumicën e ushqimeve që i hamë, por është përbërës krucial për t’i mbajtur eshtrat tonë të fortë duke na ndihmuar ta absorbojmë kalciumin.  Studimet e fundit kanë treguar se personat që përdorin suplemente të vitaminës D jetojnë më gjatë sesa ata që nuk përdorin.

Antioksiduesit: Shmangni – teprimi me antioksidues ndërlidhet me rritje të rrezikut për lloje të caktuara të kancerit
Vitamina A, C dhe E janë antioksidues që gjendet në shumë pemë dhe perime, dhe njihen për aftësinë e mbrojtjes nga kanceri.

Por, studimet sugjerojnë se teprimi me antioksidues mund të jetë i dëmshëm dhe jua rritë rrezikun e kancerit në mushkëri.

Vitamina C: Shmangeni  – me shumë gjasë nuk ju ndihmon ta kaloni gripin, dhe në vend të kësaj vitamine mund të hani pemë
Studim pas studimi ka zbuluar se vitamina C bën pak ose asgjë për t’i parandaluar gripat e zakonshëm.

Plus, megadozat prej më shumë se 2,000 miligramëve mund t’jua rrisin rrezikun e gurëve në veshkë.

Vitaminën C merreni përmes ushqimit – ku dredhëzat janë të mbushura me to.

Vitamina B3: Shmangeni dhe hani salmon ose tuna
Studimet kanë bërë thirrje ta shmangni përdorimin e suplementeve të vitaminës B3, pasi që kjo vitaminë jua rritë nivelet e HDL-së apo kolesterolit të mirë.

Zinku: Merreni – është i vetmi përbërës që ndërlidhet me trajtimin më të shpejtë të gripit
Ndryshe prej vitaminës C, zinku faktikisht mund t’ia vlejë të përdoret.

Ky mineral duket se e pengon replikimin e rinoviruseve, të cilat e shkaktojnë gripin e zakonshëm.

Vitamina E: Shmangeni – teprimi me të e rritë rrezikun e llojeve të caktuara të kancerit, andaj më mirë konsumoni spinaq
Vitamina C njihet për mbrojtjen nga kanceri, por një studim i vitit 2011 me përafërsisht 36,000 meshkuj ka zbuluar se rreziku i kancerit në prostatë rritet te meshkujt që marrin vitaminë E. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori