LAJMI I FUNDIT:

Mozziku dhe Loredana u inspiruan nga çifti kriminel “Bonnie & Clyde” për të cilët bënë këngë edhe Jay Z dhe Beyonce

Mozziku dhe Loredana u inspiruan nga çifti kriminel “Bonnie & Clyde” për të cilët bënë këngë edhe Jay Z dhe Beyonce

Çifti i famshëm, Bonnie (Elizabeth Parker) dhe Clyde (Chestnut Barrow), tmerruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës me krimet e tyre në vitin 1932.

Ata pothuajse çdo ditë kanë plaçkitur banka dhe markete dhe nuk kanë ngurruar t’i vrasin njerëzit.

Pas disa viteve u bën tejet të famshëm dhe e gjithë Amerika po fliste për ta, teksa autoritetet po i kërkonin për krimet e tyre. Edhe pse në disa raste i shpëtuan arrestimit dhe vrasjes, fatit të tyre i erdhi fundi në vitin 1934, kur policia shkrepi 107 plumba në veturën ku ndodheshin ata.


Gjashtë ditë para se të bëhej 16 vjeçe, Bonnie u martua me shokun e klasës së shkollës së mesme Roy Thornton. Martesa u shpërbë brenda disa muajsh dhe Bonnie kurrë nuk e pa burrin e saj pasi u burgos në vitin 1929. Menjëherë pas kësaj, Bonnie u takua me Clyde, dhe të dy palët u dashuruan, ajo kurrë nuk u nda nga Thornton. Në ditën kur Bonnie dhe Clyde u vranë në vitin 1934, ajo ende mbante unazën e dasmës së Thornton dhe kishte një tatuazh në brendësinë e kofshës së drejtë me dy zemra të ndërlidhura me emërtimin “Bonnie” dhe “Roy”.

Gjatë ditëve të shkollës, Bonnie ishte tejet e mirë në shkrime. Ajo u burgos në vitin 1932, pas një vjedhje të dështuar të dyqaneve të pajisjeve, e që më pas shkruante një koleksion prej 10 ditësh ku titullohej “Poezia nga ana tjetër e jetës”, e cila përfshinte “The Story of Suicide Sal”, një poemë për një vajzë të pafajshme të joshur nga i dashuri i saj në një jetë krim.

Megjithëse të lidhur në jetë, Bonnie dhe Clyde u ndanë në vdekje. Ndërsa, çifti dëshironte të varrosej krah për krah, nëna e Bonnie e cila nuk e miratoi marrëdhënien e saj me Clyde, kishte varrosur vajzën e saj në një varrezë të veçantë në Dallas. Clyde u varros pranë vëllait të tij, Marvin nën një gur varri me mbishkrimin: “Erdhi, por nuk u harrua”.

Përkundër gjithë këtyre krimeve që kanë bërë dhe jetës me shumë sfida, ata mbeten çift inspirues për të gjithë tjerët, shkruan lajmi.

Janë këta, dyshja e famshme e estradës, Mozzik dhe Loredana të cilët kanë ndjekur shembullin e atyre e që cilësohen me emra të tillë si Bonnie&Clyde.

Jo vetëm kjo, si në stil ashtu edhe në jetën e përditshme çifti i famshëm mundohen të jenë në role të njëjta. Madje, së fundmi ata publikuan edhe këngën e parë të titulluar “Bonnie&Clyde”.

Kjo vjen si rrjedhojë e çiftit amerikan në të cilën po ashtu shfaqen me shumë stil dhe me armë në video. Projekti i tyre ka filluar të pëlqehet mjaft shumë për vetëm një ditë pas lansimit në kanalin, Youtube.

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori