LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: ZRRE, bashkë me KEDS-in po u vënë haraç konsumatorëve në Kosovë

KMDLNj: ZRRE, bashkë me KEDS-in po u vënë haraç konsumatorëve në Kosovë

“Me të hyrë në sezonin dimëror kur furnizimit me energji elektrike vështirësohet për shkak të rritjes së konsumit dhe kur faturat fryhen me arsye dhe pa arsye ZRRE po tregohet e papërgjegjshme në mbrojtje të interesave të konsumatorëve . Në vend se të jetë në anën e konsumatorëve të përgjegjshëm, ZRRE haptas po bëhet aleat i KEDS-it duke lejuar këtë kompani të fryejë faturat me një haraçë shtesë e që do t’i mbulonte humbjet e KEDS-it sikur edhe vjedhjet që bëhen ndaj kësaj kompanie abuzuese”.

Kështu thotë KMDLNj në një reagim të saj kundër “haraçit” që sipas këtij Këshilli ZRRE dhe KEDS po ia vënë konsumatorit të energjisë në Kosovë, respektivisht qytetarëve.

“Madje, sipas ZRRE nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike por se konsumatorët do të paguajnë për të mbuluar humbjet e KEDS e që qenka normale në të gjitha vendet e botës e që nuk është fare e vërtetë. Konsumatorët janë plaçkitur për vite me radhë duke e paguar rrymën për serbët e veriut dhe viseve tjera të Kosovës dhe për këtë askush nuk ka dhënë përgjegjësi ndonëse kemi të bëjmë me plaçkitje klasike të konsumatorëve dhe shpërdorim të detyrës zyrtare si dhe falsifikim të dokumenteve. Autoritetet shtetërore duhet të reagojnë me shpejtësi për ta ndërprerë me këtë gjobitje shtesë të konsumatorëve në kohën kur për shkak të situatës së rënduar ekonomike nuk po janë në gjendje t’i paguajnë as faturat e rregullta. KMDLNj fton organet e hetuesisë të fillojnë hetimet në ZRRE dhe KEDS për dëmtin të qëllimshëm të qytetarëve të Kosovës duke i detyruar të paguajnë për energj inë e pashpenzuar por të faturuar kundërligjshëm”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.


KMDLNJj-së thotë se po i drejtohen qytetarë të shumtë për të këshilluar se si duhet të veprojnë me faturat e fryera dhe të falsifikuara. KMDLNj rekomandon që qytetarët të organizohen dhe të protestojnë para ZRRE dhe KEDS dhe para qeverisë sikur që këto raste t’ paraqesin në Policinë e Kosovës dhe të ngrejnë padi kundër shpërdoruesve.

“KMDLNj e ka një propozim konkret për ZRRE , nëse duan që humbjet e KEDS-it të mbulohen nga qytetarët konsumatorë , në shumë raste kategori sociale , pse atëherë ZRRE nuk merr vendim që fitimet e KEDS të ndahen me qytetarë të Kosovës, konsumatorë që me rregull e paguajnë për rrymen e shpenzuar!”, përfundon reagimi.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori