LAJMI I FUNDIT:

Roma i ‘hakmerret’ Barcelonës për Malcomin – Fitore me shumë gola e italianëve, por braziliani që futi në sherr dy klubet shënon një herë

Roma i ‘hakmerret’ Barcelonës për Malcomin – Fitore me shumë gola e italianëve, por braziliani që futi në sherr dy klubet shënon një herë
ARLINGTON, TX - JULY 31: Alessandro Florenzi #24 of Roma raises his hands after scoring a goal against Barcelona in the second half of a soccer match at AT&T Stadium on July 31, 2018 in Arlington, Texas. (Photo by Richard Rodriguez/Getty Images)

Roma ka arritur ta mposht Barcelonën me rezultat 4-2 në kuadër të International Champions Cup që po mbahet në SHBA.

Në një ndeshje që më së paku rezultati ishte në plan të parë, trajnerët e dyja skuadrave provuan disa prej lojtarëve dhe në total së bashku bën njëzet zëvendësime.


Rafinha solli në epërsi katalunasit qysh në minutën e pestë të takimit pas një pasimi të Munir El Haddadit.

Bryan Christante (Getty Images)

Roma barazoi me asistimin e të posa-ardhurin Justin Kluivert në minutën e 34-të, ku realizator ishte Stephan el Shaaraëy.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë të dy trajnerët bën shumë zëvendësime, duke u dhënë rrugë Romës që ta fitojë ndeshjen, pasi kishte më shumë kualitet në bankë.

Juan Brandariz i Barcelonës shkakton penallti në Patrik Schick (Getty Images)

Katalunsit kaluan në epërsi në minutën e 56-të kur Malcom arriti të shënojë, por kjo ishte e gjitha.

Roma arriti të shënojë tri herë në tetë minuta, duke e fituar ndeshjen me rezultat 4-2.

Roma duke festuar golin e katërt (Getty Images)

Florenzi, Cristante dhe Perotti nga pika e bardhë shënuan golat për italianët, që i hakmerren në një mënyrë Barcelonës, për transferimin e brazilianit Malcom./Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Serie A
PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

Bundesliga
Kalo në kategori