LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Celina nënshkruan me Swansean

Zyrtare: Celina nënshkruan me Swansean

Swansea ka dërguar ofertë të re për sulmuesin e Manchester Cityt, Bersant Celina dhe wshtw pranuar nga palët.

Tash e një kohë klubi uellsian është vënë pas anësorin që luan me Kosovën.


Oferta e parë ishte 3 milionë funte, ndërsa tani është rritur në 4 milionë, që është pranuar nga Manchester City.

Celina ishte pëlqyer shumë nga Swansea, pasi që kishte zhvilluar një sezon shumë të mirë në huazim te Ipswich Town.

Sulmuesi 21 vjeçar ka shënuar shtatë gola në 35 ndeshje, ndërsa ka nënshkruar për katër vite dhe pritet të bëhet zyrtare nga klubet.

Bersant Celina (Getty Images)

Celina ka qenë në huazim edhe te Twente ku kishte zhvilluar shumë ndeshje dhe kishte shënuar gola.

Ai kishte konkurrencë të madhe te Manchester City, ku ka pranuar kalimin te Swansea që shihen si kandidat për rikthim në Ligën Premier. /Telegrafi/