LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Fejzullahi nënshkruan me Xamaxin

Zyrtare: Fejzullahi nënshkruan me Xamaxin

Arbnor Fejzullahi do të jetë lojtari më i ri Xamax në Superligën e Zvicrës.

Mbrojtësi nga Presheva ka nënshkruar me klubin që sapo është ngjitur në Superligën e Zvicrës, duke nënshkruar një kontrate një vjeçare.

Fejzullahi ka qenë në prova te Xamax për tri ditë ku ka treguar kualitetin e tij dhe klubi i ka besuar kontratën.


Provat erdhën pasi që lojtari nuk kishte luajtur për shtatë muaj shkaku i në lëndimi sa ishte pjesë e Partizanit.

Kjo është aventura e parë e Fejzullahit jashtë Shqipërisë pasi për tri vite kishte luajtur te Partizani dhe një vit te Besa e Kavajës.

Ai kishte ofertë për vazhdimin e kontratës nga Partizani, por që nuk deshi tra vazhdojë.

Ai kishte ofertë edhe nga Shkëndija e Tetovës dhe Levski Sofja. /Telegrafi/