Akademik Rexhep Ismajli është zgjedhur anëtar i jashtëm nderi i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Amerikës (American Academy of Arts and Science). Njoftimin e ka bërë të mërkurën kryetari i Akademisë Amerikane, Jonathan F. Fanton.
“Ky nderim shënjon konsideratën e thellë që kanë drejtuesit e fushës suaj dhe anëtarët tanë”, shkruan në njoftim që është publikuar edhe në faqen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Akademia e Arteve dhe e Shkencës e Amerikës është themeluar më 1780 nga disa nga themeluesit e SHBA-ve, Benjamin Franklin, John Adams, Thomas Jefferson e George Washington.
Në mesin e anëtarëve të saj janë mbi 200 fitues të Çmimit Nobel dhe të Çmimit Pulitzer.
Ndër emrat më të njohur që kanë qenë anëtarë të kësaj Akademie janë edhe Charles Darwin, Albert Einstein, Alexandar Graham Bell, Winston Churchil, Akiro Kurosawa, John Updike e Nelson Mendela. Në mesin e anëtarëve që janë pranuar sivjet është edhe ish-presidenti amerikan Barack Obama.
Akademik Ismajli do të marrë pjesë në ceremoninë e pranimit në Cambridge, Massachusetts, në tetor të këtij viti.
Rexhep Ismajli (1947) është gjuhëtar, student i Andre Martinet-së në Paris, profesor i Universitetit të Prishtinës. Anëtar i ASHAK-ut është që nga viti 1993.
Në janar të këtij viti ai është zgjedhur edhe anëtar i përhershëm nderi i Shoqatës së Linguistëve të Amerikës (Linguistic Society of America – LSA) që është institucioni më i rëndësishëm shkencor për çështje të gjuhësisë, duke qenë autoriteti i vetëm nga Evropa Juglindore i zgjedhur në këtë institucion. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Duhet ...
Thënie koreane: Mendjemadhi mendon se qielli është kapelë e tij!
Urrejtja ballkanike: Greku bullgar-ngrënës
Një ”rrënojë” e bukur, një ndërtesë e mrekullueshme: Për Teatrin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë