Diplomati austriak Wolfgang Petritsch në një intervistë për Deutsche Welle ka folur rreth takimit sekret ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Petrisch po ashtu ka folur rreth arrestimit të Marko Gjuriqit në Kosovë.
DW: Marko Gjuriqi u arrestua në Kosovë dhe u lirua më pas. Ç’do të thotë kjo?
Petritsch: Kjo është qetësuese, sepse ky ishte një zhvillim dramatik me një potencial të madh përshkallëzimi. Jam i kënaqur që lirimi ndodhi kaq shpejt, sepse përndryshe një hap i rëndësishëm përpara që qe arritur në një takim sekret midis dy presidentëve në Uashington, do të ishte vënë në pikëpyetje. Nuk e di nëse këto janë të shtëna kryq janë nga Prishtina apo ndonjë gjë tjetër. Sepse – sipas një marrëveshjeje xhentëlmenësh – politikanët serbë lejohen të shkojnë nga Beogradi dhe të hyjnë në pjesën veriore. Deri tani asnjë kërkesë nuk është refuzuar. Unë nuk di rrethanat e sakta, se si ndodhi, pse u arrestua nga policia speciale. Sidoqoftë jam i kënaqur që e gjitha mori fund brenda një kohe të shkurtër.
DW: Në Kosovë thuhet se më 25.03.2018 Presidenti Thaçi nisi një iniciativë që synonte nxitjen e Asociacionit të Komunave Serbe. Kurse sot erdhi lajmi se një grup ministrash serbë donin të hynin në veri të Kosovës në kuadër të dialogut të brendshëm serb. Kjo u konsiderua si provokative në Kosovë. Cili është vlerësimi juaj?
Petritsch: Këtu vërtet duhet të shohim se me dialogun e brendshëm serb është arritur një kontribut i rëndësishëm i presidentit serb, thjesht për t’i informuar serbët, natyrisht në Serbi vetë, por edhe serbët që jetojnë në shtete të ndryshme si në Bosnje apo Kroaci, dhe se po bëhet një integrim. Në fund të fundit, dialogu i brendshëm do të sigurojë një lloj mbështetjeje për një rrugë shumë të vështirë
DW: Ju përmendët takimin e fshehtë në SHBA. Të premten e kaluar (23.03) u zhvillua një takimin në Bruksel, ku, sipas përshtypjes sonë, nuk toni nuk qe mjaft pajtues …
Petritsch: Fakti i mosshprehjes së euforisë duhet ta parë ndoshta që ky qëndrim lidhet me frontin brendshëm apo është “për konsum shtëpiak”. Por nga sa dëgjoj nga Brukseli, ekziston një marrëveshje themelore midis Beogradit dhe Prishtinës që ato të fillojnë negociatat përsëri. Dhe natyrisht kjo do të thotë së pari dhe më kryesorja se ekziston dëshira për ta bërë Asociacionin e Komunave për komunat me shumicë serbe.
Në këtë drejtim Prishtina nuk ka bërë hapa përpara që nga viti 2013. Mendoj se kjo është më e rëndësishme. Nëse arrihet kjo, atëherë ekziston edhe një barrierë e caktuar psikologjike që duhet tejkaluar. Duhet zvogëluar mosbesimi, dhe kjo mund të bëhet vetëm gradualisht. Ky është problemi. Por në përgjithësi, unë mendon se procesi ka hyrë në fazën vendimtare. Në këtë drejtim unë jam i kënaqur që zotin Gjuriq e liruan. Se sigurisht që arrestimi mund të kishte çuar në një problem. Në të njëjtën kohë ky veprim ka treguar edhe nervozizmin mes të dy palëve.
DW: Thuhet se Serbia do të pranonte në këmbim pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Por pas takimit në SHBA nuk u fol më për një gjë të tillë. Përse ndodhi kjo?
Petritsch: Ky është si të thuash qëllimi i Prishtinës. Dhe me siguri do të duhet disa kohë para se Beogradi ta pranojë këtë. Sigurisht që kjo është gjëja më e vështirë, por besoj se gatishmëria për të gjetur këtu një zgjidhje është shumë e rëndësishme. Pa përmendur nuk duhet lënë as qëndrimi i Rusisë. Se natyrisht asgjë nuk funksionon pa një marrëveshje në Këshillin e Sigurimit.
DW: Çfarë prisni tani, pas incidentit dhe kthimit të zt. Gjuriq në Serbi, cili do të jetë hapi tjetër?
Petritsch: Që tani të kemi një kthim tek puna dhe të gjejmë pastaj një zgjidhje për Asociacionin e Komunave me shumicë të Serbisë. Unë mendoj se tani ky është guri vendimtar që duhet të fiksohet këtu. Pastaj do të flitet për një formë të anëtarësimit në OKB ose diçka të ngjashme për Kosovën. Sepse ka disa modele përveç anëtarësimit të plotë, pra duhet parë nëse mund të ketë faza të ndërmjetme. Por ky zhvillim do të jetë më i vështiri për Beogradin, që të pranojë në një farë mënyre njohjen e Kosovës nga OKB.
DW: Dialogu i brendshëm serb për të cilin po flasim prej javësh e muajsh nuk ka bërë shumë bujë në publik. Të krijohet përshtypja se në opinionin publik serb nuk po ndodh shumë. Apo e shihni ndryshe këtë gjë?
Petritsch: Ju keni të drejtë. Ata që marrin pjesë në dialog janë natyrisht grupet më të përkushtuara. Unë nuk shoh shumë angazhim nga shoqëria civile këtu. Pra nga organizatat joqeveritare më liberale dhe të hapura. Ato duhet ta kuptojnë se ky është një hap i rëndësishëm. Dialogu i brendshëm është përgatitja e nevojshme. Dhe vërtetë duhet të ketë një përpjekje kombëtare mbi partitë dhe mbi grindjet në shoqërinë civile, që atë së bashku me qeverinë të ndjekin një qëllim. Është shumë e rëndësishme që lojtarët e ndryshëm në Serbi të prezantohen këtu si një njësi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!