Topçinjtë kanë transferuar dyshen sulmuese, por duke parë shkathtësitë e shumëanshme të tyre, si do të përshtaten ata në formacionin e klubit nga Emirates?
Arsenali edhe zyrtarisht ka transferuar Henrikh Mkhitaryanin dhe Pierre – Emerick Aubameyangun, por pikëpyetje mbesin se cilin sistem menaxheri Arsene Wenger mund ta shfrytëzojë për të nxjerrë më të mirën.
Francezi ka preferuar formacione me katër mbrojtës gjatë gjithë epokës së tij në Londër, por u kthye në sistem me tri mbrojtës në fitoren ndaj Crystal Palace në prill. Arsenali me këtë formacion 3-4-3 e përfundoi sezonin si fitues i FA Cup.
Wngeri pranoi muajin e fundit se preferenca e tij është që të luaj me katër mbrojtës.
“Është sistemi im i preferuar”, tha ai pas fitores ndaj BATE Borisov.
“Por, unë gjithmonë i përshtatem lojtarëve, cilësive të tyre dhe balansimit të ekipit”.
Me skuadrën e tij super të përforcuar me dy sulmues të mrekllueshëm, Wenger ka një aradhë të opsioneve në dispozicionin e tij.
Aubameyang dhe Mkhistaryan formësuan dikur partneritetin më të rrezikshëm sulmues në Bundesliga, duke shënur së bashku 62 gola në sezonin 2015-2016.
Wenger mund të vendosë që të luaj me armenin në krahun e djathtë, e me Ozilin në pozitën e tji të preferuar të numrit 10, prapa Aubameyangut.
Alexandre Lacazette është në gjendje qët ë luaj në krahun e majtë të sulmit dhe depërtimet e tij inteligjente në krah mund ta shohin atë duke shkëlqyer dhe po ashtu duke i ndihmuar Aubameyangut.
Në mesfushën qëndrore, Wenger ka thënë se Ainsley Maitland Niles ka të ardhme si mesfushor defensiv, por është më shumë e mundur që Granit Xhaka dhe Aaron Ramsey të funksionojnë ashtu si më herët gjatë këtij sezoni.
Wenger duhet të marrë vemdnim të vështirë kur vjen puna në mesfushë, pasi Wilshere, Ramsey dhe Xhaka – që të gjithë mund të luajnë në pozitën e njëjtë.
Mbrojtja e kufizuar në mesfushë mund ta shohë Ramseyn në një rol më të thellë edhe pse performancat e tij më të mira për Arsenalin këtë sezon kanë ardhur kur ai ka luajtur në një rol më të avansuar para Xhakës.
Aubameyang dhe Lacazette mund ta gjejnë veten përpara, gjë që natyrisht se do të garantonte gola duke parë kreatorin fantastik si Ozil që qëndron prapa tyre.
Mkhitaryan në anën tjetër do të mund të luante në treshen e mesfushës para Ramseyt dhe Xhakës.
Wenger nuk ka shfrytëzuar një formacion të qëndrueshëm 4-3-3 që nga koha kur Gervinho, Robin van Persie dhe Theo Walcott para më shumë se pesë vitesh, por prurjet e Mkhitaryan dhe Aubameyang mund ta shohin Wengerin duke u rikthyer në një formacion tejet sulmues.
Lacazette dhe Mkhitaryan duke mbështetur Aubameyangun me Ozilin në rolin e numrit 10 mund të ofrojnë liri për Wilsheren dhe Ramseyn në thellësi të mesfushës, edhe pse dyshimet ekzistojnë nëse të dy mund të formësojnë një partneritet solid në mesfushë.
Në këtë formacion ekziston mundësia që edhe Xhaka të jetë në mesfushë, duke zëvëndësuar Lacazetten në formacion, e Ozili të luaj si pjesë e treshes sulmuese.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës