LAJMI I FUNDIT:

Ambasada amerikane: Shmangni zonën ku zhvillohet protesta e opozitës

Ambasada amerikane: Shmangni zonën ku zhvillohet protesta e opozitës

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka dhënë sot një njoftim informues për shtetasit amerikanë, për protestën e opozitës që do të zhvillohet të shtunën në kryeqytetin shqiptar.

Në një njoftim të shpërndarë në faqen zyrtare të Ambasadës, kjo e fundit i bën thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin zonën ku do të zhvillohet protesta.

“Një demonstratë pritet të zhvillohet më 27 Janar 2018, duke nisur nga ora 10:00. Grupi ka si qëllim të protestojë kundër qeverisë shqiptare. Personeli i Ambasadës Amerikane dhe pjesëtarët e familjeve të tyre janë të udhëzuar që të evitojnë vendet ku do të zhvillohet protesta”, thuhet në njoftim, shkruan Tv Klan.


Ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të evitojnë zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Skënderbej” dhe “Nënë Tereza”.

“Bëni kujdes nga mjedisi ku qëndroni, monitoroni mediat lokale për përditësime dhe ruani një profil të ulët”, janë disa prej këshillave që Ambasada u ka adresuar qytetarëve të saj.

Interesante

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori