LAJMI I FUNDIT:

Seanca për shkarkimin e Zvrlevskit vazhdon nesër

Seanca për shkarkimin e Zvrlevskit vazhdon nesër

Deputetët e OBRM-PDUKM, në pjesën e dytë të diskutimeve të sotme, si pjesë e gjashtë e seancës për shkarkimin e Prokurorit publik Marko Zvërlevski thanë se me pikën për shkarkimin e Prokurorit publik, LSDM harxhon kohë për një temë e cila epilog ligjor mund të ketë vetëm në nëntor, në vend se të diskutojnë për tema më të dobishme siç janë zjarret, deponia e Strugës ose Ligji për gjuhët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Liljana Zaturovska, nga OBRM, përsëriti se Zvërlevski mund të shkarkohet në nëntor, pasi që në Ligjin për zgjedhjet qartë thuhet se nga shpallja deri në mbajtjen e zgjedhjeve nuk ka mundësi ligjore për emërim të Prokurorit të ri në vend, dhe sipas tyre, i tërë plani i LSDM-së është ta vendosë sistemin e drejtësisë nën kontroll partiak.

Sipas Ilija Dimovskit, nga OBRM, seanca për Zvërlevskit është një PR-strategji e LSDM-së, që të flitet për çështje tjera, e jo për ato thelbësoret, siç janë strategjia kombëtare për refugjatët dhe ligji për gjuhët.


Nga ana tjetër, Tomisllav Tuntev, nga LSDM, thotë se neni 8 i Ligjit për zgjedhje të cilit i referohen deputët e OBRM-PDUKM-së, nuk ka të bëjë me Zvërlevskin sepse në këtë seancë nuk diskutohet për ndërprerje të marrëdhënies së punës ose punësim, por për përfundim të mandatit të funksionit Prokuror publik shtetëror./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori