Festat, sipas natyrës dhe kuptimit të tyre, pos gëzimeve fizike, shpirtërore dhe ngazëllimeve, bartin porosi të ndjenjave dhe meditimeve intensive për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen
Këto ndjesi janë në gjendje që ta transformojnë pozitivisht personalitetin dhe shoqërinë në drejtim të përparimit individual dhe kolektiv.
Besimtarët, sipas zakonit, në ditët e kaluara të muajit kanë agjëruar dhe janë përmbajtur nga të gjitha sfidat dhe në këtë mënyrë janë përgatitur për ditët e Fitër Bajramit, posaçërisht gëzimin shpirtëror e gjejnë në atë që në njëfarë mënyre kanë mbizotëruar veten dhe kanë dëshmuar që mund të kenë vetëkontroll, transmeton Telegrafi.
Sipas përkushtimit dhe traditës, Bajrami është festë e vullnetit të mirë dhe e emocioneve pozitive, në të cilat myslimanët, pos kohës së kaluar në rrethin familjar dhe gëzimeve që, siç thonë, nuk zëvendësohet me asgjë tjetër, gëzimin e ndajnë me fqinjët dhe miqtë e tyre, gjë që, është shumë me rëndësi, sepse kështu zhvillohen solidariteti dhe bashkëndjesia.
Me pak fjalë, Bajrami na kujton bereqetin e kohës së Ramazanit, kohën e cila është pas nesh dhe e cila na ka dhuruar gëzimet e festës, dhuratat dhe kënaqësinë. Mirëpo, edhe na tërheq vërejtjen: edhe pas Ramazanit mund të agjërojmë vullnetarisht dhe të falemi, të mendojmë për nevojat e njerëzve të tjerë.
Pra, pas Bajramit duhet të vazhdohet me vepra të reja, sepse veprat tona nuk pushojnë me kalimin e Ramazanit.
Bajrami është për të na kujtuar se si në kohën e Ramazanit kemi ndryshuar pozitivisht dhe se si duhet të qëndrohet në këtë rrugë, duke kërkuar ndihmë nga i Madhi Zot, i cili fuqinë e vet ua jep besimtarëve të sinqertë.
Krahas me porosinë e vet të ndjenjave të Ramazanit të Bajramit, na drejton në meditime të ndryshme dhe në shumë mësime.
Ndjenjat dhe meditimet e Bajramit, pos kësaj që e theksuam më sipër, na kthejnë në kujtimet mbi fillimet vetjake dhe rrënjët shpirtërore në kuptimin historik dhe shpirtëror. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Trajneri shpjegon se si ta bëni qenin të vijë sa herë që e thërrisni
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite