LAJMI I FUNDIT:

Operimin jashtë vendit të fëmijës me sëmundje të rrallë e pagoi humanisti anonim (Foto, +18)

Operimin jashtë vendit të fëmijës me sëmundje të rrallë e pagoi humanisti anonim (Foto, +18)

Ibtisam Faisal nga Pakistani, vuan nga një gjendje e rrallë që ka bërë t’i fryhet koka deri në 73 centimetra. E, familja tij nuk kanë të holla për të paguar operimin e shtrenjtë.


Për fat të mirë, intervenimi për të shpëtuar fëmijën që ende nuk i ka mbushur dy vjet, është paguar nga një njeri i panjohur – në mënyrë anonime, transmeton Telegrafi.

I panjohuri ia pagoi operimin…

Fëmija i është nënshtruar dy operacioneve në Dallas të Shteteve të Bashkuara, që ia kanë reduktuar kokën në diametër prej 61 centimetrash.

Gjendja e rrallë bëri që t’i fryhet koka

Mirëpo, duhet të pritet edhe dhjetë muaj për intervenimin e radhës, pas të cilit ka mundësi të lëvizë dhe të ulet si duhet.

Familjarët e mërzitur me fëmijën e sëmurë

“Ishte shumë e rëndë të shihje fëmijën që rri shtrirë dhe i paaftë të lëvizë. Durohesha të mos shfaq emocione, sepse nuk doja ta shqetësoja edhe më shumë”, ka thënë nëna i fëmijës.

Pas operimit tjetër pritet të shërohet plotësisht

Gjendja tij shëndetësore është në rregull, si dhe të gjitha shpenzimet e operimeve të ardhshme janë paguar nga i njëjti njeri. /Telegrafi/