Drejtori i Departamentit për Diasporën në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka, ka thënë se Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe kësaj radhe procesi zgjedhor e ka zënë të papagatitur teknikisht, duke pamundësuar ofrimin e shërbimeve të lehta të votimit dhe pa shumë procedura për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit.
Lluka bën thirrje që mërgimtarët, të cilët kanë mundësi të vijnë në Kosovë, në mënyrë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
“Këtë vit ka probleme shumë të mëdha për arsye se janë zgjedhjet e parakohshme dhe KQZ-në e kanë zënë krejtësisht të papërgatitur, kisha me thënë edhe teknikisht për arsye se numri shumë i madh i shqiptarëve të cilët e kanë të drejtën kushtetuese për me votuar, nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë. Ne tani po kërkojmë edhe po i thërrasim mërgimtarët tanë, ata që kanë mundësi të vijnë ta shfrytëzojnë të drejtën e vet në Kosovë. Të votojnë për një ndryshim, i cili i do t’iu sjell edhe atyre shumë të mira, për çka deri tani mërgimtarët janë lënë anash”, tha Lluka, në një intervistë për Kosovapress.
Ai tha se do të ishte mirë që KQZ dhe Ministria e Diasporës të krijoni listën për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
“KQZ-ja dhe Ministria e Diasporës, me siguri që duhet ta krijojnë listën e votuesve dhe nuk ka nevojë që mërgimtarët tanë në çdo palë zgjedhje të aplikojnë edhe të kalojnë nëpër procedura administrative të cilat janë nganjëherë shumë të lodhshme. Është e pajustifikueshme p.sh. që KQZ-ja ta ketë vetëm një numër të faksit, i cili edhe e ka prefiksin po e quaj kushtimisht serb dhe ku qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në Serbi e kanë pasur mundësinë të aplikojnë njëjtë. Bllokimi i faksit për shkak se ai që thërret nga regjioni e Serbisë e ka më të lehtë ta merr dhe kështu shumë mërgimtarë nuk kanë pasur shanse të marrin dhe të fusin aplikacionet e tyre”, tha Lluka.
Ai thotë se është e pajustifikueshme si mund mos të ketë listë të votuesve për mergimtarët.
Sipas tij, në vit mërgimtarët i sjellin mbi 700 milionë euro remitanca në vend dhe ato para nuk investohen në punësim.
Lluka premton se me ardhjen në pushtet të nominuarit nga AAK-ja, Ramush Hardinaj, këto mjete do të destinohen për krijon e vendeve të reja të punës.
“Procedurat administrative janë shumë të lodhshme dhe shumë mërgimtarë janë mbet jashtë. Prandaj edhe ne po ftojmë që të vijnë të votojnë dhe së bashku të jemi në fitore të re të kryeministrit Haradinaj, i cili garanton që mërgimtarët tanë do të jenë pjesë e denjë e Kosovës, dhe nuk do të kenë taksa pa nevojë dhe pritje të gjata në kufij, të cilat shpesh herë kalojnë çdo normale.Me siguri me ardhjen e kryeministrit Haradinaj në Qeveri, mërgimtari do të ketë mundësi që remitancat e veta t’i kanalizoj në investime, në hapjen e vendeve të reja të punës për këtë rini të mrekullueshme. Deri më tani, të gjitha dërgesat që janë zyrtarisht mbi 700 milionë e me siguri edhe aq janë që vijnë nëpër kanale të tjera nuk kanalizohen dhe nuk participin Qeveria në investime, në hapjen e vendeve të reja të punës, tha Lluka.
Ai tha se i ka kontaktuar personalisht zyrtarët e KQZ-së që merren me çështjen e pranimit të aplikacioneve dhe thotë se punojnë në kushte katastrofale.
“Unë i përgëzoj ata të rinj të cilët kanë punuar në pranimin e këtyre, por kushtet për punë janë katastrofale. KQZ-ja duhet të krijojë kushte më të mira po nuk është vetëm faji i KQZ-së po është edhe institucioneve të Kosovës që nuk është krijuar lista e votuesve sikurse në çdo vend të botës, dhe unë nuk e di për çka ne i kemi krijuar ambasadat, konsulatat, me qendrat kulturore ku mërgimtarët tanë kishin pasur mundësi me votua si çdo qytetarë tjetër me letërnjoftim apo pasaportë. “, tha Lluka.
Fatkeqësisht, sipas tij, Ministria e Diasporës me gjithë përpjekjet që i ka bërë nuk ka mundur me kryer regjistrimin e mërgimtarëve.
“Kjo është shtyre çdo vit. Sipas disa të dhënave të cilat ne i kemi, mbi 1 milion shqiptaret janë nëpër botë. Ne tani duhet t’i shfrytëzojmë kushtimisht po e them t’i shfrytëzojmë mërgimtarët për të mirën e Kosovës dhe ata çdoherë sa herë atdheu ka pasur nevojë e kanë dhënë kontributin e vet me ndihma me gjëra të tjera edh një pjesë e tyre edhe në luftën e fundit e kanë dhënë edhe jetën për lirin ë e Kosovës. Gjënë më të shtrenjtë, tani ata e meritojnë që të trajtohen ashtu siç na ka hije neve dhe institucioneve të Kosovës”, tha Lluka.
Lluka ka thënë se AAK-ja, ka kërkuar shpesh që mërgata shqiptare të ketë vende të rezervuara në Parlamentin e Kosovës dhe zëri i diasporës shqiptare të jetë prezent çdoherë në institucionet tona./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj