LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Mustafa sot u godit rëndë nga PDK, mos të eksperimentohet me Demarkacionin

Tahiri: Mustafa sot u godit rëndë nga PDK, mos të eksperimentohet me Demarkacionin

Mocioni i mosbesimit i cili rezultoi në rrëzimin e Qeverisë Mustafa nga Kuvendi i Kosovës, po cilësohet goditje e rëndë ndaj kryeministrit në largim, bërë nga partneri i tij i koalicionit PDK.

Kështu ka thënë Besnik Tahiri, anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, teksa tha se nëse LDK vendos të mos e njoh Presidentin për shkak të shkeljes së marrëveshjes së koalicionit, mund të jetë problem serioz, njofton Klan Kosova.

Deklarime të tilla Tahiri i dha në Ora e Fundit në Klan Kosova, teksa pohoi se çështja e Demarkacionit është madhore dhe s’duhet eksperimentuar me vendime të tilla.


”Fillimisht do duhej të shikohej marrëveshja sepse PDK ka arritur synimet e veta”.

“Problem serioz nëse LDK nuk e njeh presidentin. Duhet parë në radhë të parë a ka diçka në marrëveshje që të gjitha partitë në këtë rast edhe AAK”. ”Mendoj që është koha që edhe LDK të mendoj nëse ka vepruar drejt kur është bërë me Thaçin apo jo”.

“Dy elemente janë të rëndësishme, ajo që nuk duhet të ndodhë në një vend si Kosova, të mos eksperimentohet me vendime të mëdha siç është Demarkacioni. Demarkacioni është drejtuar keq, Thaçi kur ka nënshkruar ka gabuar. Këtu ka pasur një çmim për këtë liri dhe për këtë tokë e nuk duhet të nënvlerësohet arroganca”.

“Në këtë mandat është mundësuar largimi i Isës. Është lider serioz por sot ka marr një goditje serioze nga partneri i tij i koalicionit, kjo ka qenë situatë jo e lehtë për të”.

“Nuk është lehtë të përballohet diçka e tillë, por unë kam vendos të jem në garë për deputet sepse mendoj që Kuvendi ka nevoje të ketë ndryshime”.

“Thirrja është për qytetarin e Kosovës të jetë i kujdesshëm. Kush ka qenë kryeministër i duhur dhe kush ka mbajtur fjalën ta jap verdiktin e tij”, ka përfunduar Tahiri, në Ora e Fundit, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Politikë
Kalo në kategori