LAJMI I FUNDIT:

Sandalet më të bukura të cilat aktualisht i mbathin yjet holivudiane

Sandalet më të bukura të cilat aktualisht i mbathin yjet holivudiane

Damat më të njohura këtë sezon kanë vendosur që të dalin në shëtitje në trendët aktualë, ndërsa në mesin e tyre edhe aksesorë më efektivë: sandalet!

Po ju paraqesin modelet më të bukuar të sandaleve për pranverë dhe verë të cilat mund t’ju shërbejnë si inspirim! – transmeton Telegrafi.


Aktorja Reese Witherspoon është fotografuar në shëtitje relaksi në qytet, kur i kemi vërejtur papuçet e saj relaksuesse.

Manekinia e bukur Kendall Jenner për shëtitje në mbrëmje ka zgjedhur të mbathë sandale efektive, me detaje të lakuara përreth lëkurës të cilat shkojnë deri te gjunjët.

Rosie Huntington Whiteley mbath sandale bojëkafe me take, të cilat janë të zbukuruara me toja dhe resa, definivisht do të shënojnë verën!

Emma Roberts është dama e cila admiron modën e rehatshme dhe të shkujdesur. Këto na ka treguar me veshjen “chic”, si edhe me sandalet bojëkafe nga lëkura e antilopës, me taka të ulëta.

Këngëtarja amerikane Selena Gomez, pos që këtë herë ka veshur outfit interesant i cili përbëhet nga duksi dhe pantallonat me vija, ajo na ka treguar edhe sandalet e përsosura të cilat përbëhen nga dy rripa. Ato janë të bardha, të thjeshta dhe shumë të bukura!

Ka kohë që nuk kemi pasur rastin të shohim aktoren Minka Kelly. Ajo ka veshur pjesë basic, si p.sh. xhinse dhe fanella, të cilat për mrekulli i ka kombinuar me sandalet e bukura të lëkurës ngjyrë të bardhë, të cilat duken shumë të rehatshme por edhe trendi! /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori