LAJMI I FUNDIT:

Sheshel: Me Rusinë mund ta kthejmë Kosovën

Sheshel: Me Rusinë mund ta kthejmë Kosovën

Presidenti i Partisë Radikale Serbe (SRS) dhe kandidati për zgjedhjet presidenciale në Serbi, Vojisllav Sheshel, të shtunën ka thënë se ai është i vetmi që mund ta mposht Aleksandar Vuçiqin për postin e kreut të shtetit serb.

Sheshel tha se nëse ai zgjedhet President, do të tentojë ta kthejë Serbinë kah integrimi me Rusinë, dhe ta largojë nga Bashkimi Evropian.


“Rusia po kthehet në Ballkan, kurse BE-ja, si gjithmonë, do t’i kërkojë Serbisë njohjen e Kosovës për anëtarësim, por Serbia këtë nuk guxon asnjëherë ta bëjë këtë”, ka thënë ai gjatë një tubimi elektoral në Beograd, transmeton KP.

“Nëse hyjmë në BE, kjo do të jetë pa Vojvodinën, pa Republikën Serbe dhe Rashkën (Sanxhakun), kurse nëse hyjmë në aleancë me Rusinë, atëherë një ditë mund të kthejmë ato që i kemi humbur, mbi të gjitha mendoj për Kosovën, Republikën Serbe, Malin e Zi”, ka deklaruar Sheshel, ndërsa ka shtuar se nëse bëhet president, do të rihap “çështjen e okupimit të krahinës serbe”.

“Vetëm integrimi me Rusinë na sjell mundësi të mëdha për të dalë nga kriza, mjerimin social dhe na i zgjidh problemet tona të sigurisë. Bashkimi Evropian na ka bërë lakuriqë e nevojtarë”, u shpreh kryeradikali serb, Vojisllav Sheshel.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori