LAJMI I FUNDIT:

Reagim ndaj artikullit, “Spitali që po vret qytetarët”

Reagim ndaj artikullit, “Spitali që po vret qytetarët”

Shefi i Shërbimit Teknik të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Idriz Kurmehaj, ka reaguar në artikullin e publikuar tek Telegrafi më 8 shkurt 2017, që mban titullin “Spitali që po vret qytetarët: Tymin që po liron ngrohtorja e Spitalit të Pejës, është kthyer në makth për banorët e asaj ane! (Foto)”!

“Me përgjegjësi të plotë ju njoftoj se në artikullin me titull të frikësues që thotë se spitali vret, janë dhënë shumë gjëra të pasakta, mbase për faktin se gazetari nuk ka njohuri se çfarë është lënda djegëse e mazutit dhe se sa e vështirë është puna me këtë lëndë djegëse. Në mungesë të kushteve materiale, Spitali nuk ka mundësi të sigurojë pajisjet për ngrohje me lëndë tjera, si pileti, ashklat e drurit etj. Këto lëndë tjera do ta bënin ajrin më të pastër edhe për fokistat e Ngrohtores dhe për banorët përreth”, thuhet në reagim.

“Në foton e parë, të shtatë dhe të tetë të postuar në artikull, shihet pjesa ku bëhet zbrazja e mazutit nga automjeti transportues në depozita, diçka që është e pamundur të jetë e pastër (kjo shihet në çdo vend ku ngrohja bëhet me mazut). Në artikulli shihen edhe mbeturinat në kontejnerin e Impiantit, që sillen nga repartet e Spitalit për riciklim. Ato nuk janë mbeturina në kontejnerët që i bart Higjiena e qytetit. Në foton e dytë shihet avulli i Lajtores nga ventilimi, e jo tymi i oxhakut, sepse tymi del në sasi të vogël – vetëm në momentin e kyçjes dhe shkyçjes së ngrohjes dhe atë me sasi të vogël. Në foton e pestë nuk është mazuti i ngrirë, por mbeturinat e mazutit (qaxha) e vendosur në këndin që s’pengon – për një kohë të shkurtër, që të bindet furnizuesi se me çfarë kualiteti të mazutit furnizohemi. Sa për sqarim, ju njoftoj se në këtë vit Rafineria në Maqedoni nuk punon, prandaj operatori ekonomik furnizimin po e bën tash nga rafineritë që nuk e kanë kualitetin e mirë”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori