LAJMI I FUNDIT:

Ajri i ndotur shkakton Alzheimerin dhe çmendurinë (Video)

Ajri i ndotur shkakton Alzheimerin dhe çmendurinë (Video)

Para disa ditëve është raportuar se ajri i ndotur është i rrezikshëm veçanërisht për personat me sëmundje të mushkërive, gratë shtatzëna, fëmijët nën moshën 14 vjeç, personat e vjetër etj.

Por, një studim i ri tregon se ajri i ndotur mund të shkaktojë edhe sëmundjen e Alzheimerit dhe çmendurinë, transmeton Telegrafi.

Ajri i ndotur përmban grimca toksike ultrafine, të cilat janë të paktën 200 herë më të vogla sesa gjerësia e flokëve të njeriut. Disa nga rreziqet shëndetësore që i sjell thithja e këtyre grimcave, përfshin shkaktimin e astmës, kancerin e mushkërive dhe sëmundjet e zemrës.


Veç kësaj, hulumtimi i ri sugjeron se ekspozimi ndaj këtyre grimcave mund të jetë i dëmshëm edhe për trurin, duke e shpejtuar plakjen e aftësive konjitive dhe duke e rritur rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit dhe format tjera të çmendurisë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=CPqo9TwNXcQ&authuser=0

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Pija perfekte për ta hequr yndyrën dhe për të humbur peshë më shpejt

Pija perfekte për ta hequr yndyrën dhe për të humbur peshë më shpejt

Të njohim produktet
Kalo në kategori