LAJMI I FUNDIT:

Deponia, e rrezikshme

Deponia, e rrezikshme

Deponia e mbeturinave, e cila gjendet në dalje të fshatit Zhur të komunës së Prizrenit, përkatësisht në rrugën që e lidh Prizrenin me komunën e Dragashit, ishte paraparë për materiale të ngurta, por ajo përdoret edhe për hedhjen e mbeturinave të tjera. Madje qytetarët po ankohen se kjo deponi po paraqet rrezik edhe për shëndetin e njerëzve, pasi që aty po gjuhen kafshë të ngordhura, lëkura, eshtra të kafshëve dhe mbeturina të tjera që kundërmojnë erë të keqe.

Edhe banorët e komunës së Dragashit po ankohen se gjatë kalimit të rrugës në ketë pjesë kundërmon erë e keqe, ndërsa banorët e fshatit Zhur të cilët gjenden më afër depos po frikësohen se për shkak të erës mund të vijë edhe deri të shfaqja e ndonjë epidemie, shkruan Zëri.

Edhe zyrtarë të Komunës së Prizrenit janë në njohuri për këtë. Ata thonë se kjo deponi është e paraparë vetëm për materiale të ngurta. Këta po e pranojnë se në këtë hidhen edhe eshtra të kafshëve, prandaj edhe sipas tyre kundërmon erë e keqe. “Komuna është njoftuar për këtë çështje.


Po kundërmon erë e keqe për shkak të eshtrave të kafshëve të cilat gjuhen nga mishtoret. Por, gjuajtja e eshtrave është problem në nivel të Kosovës, nuk është vetëm në komunën e Prizrenit. Aty është paraparë të hidhen mbeturinat e ngurta siç janë: materialet ndërtimore, ndërsa mbetjet e tjera që janë të kuzhinës e tjera nuk ka arsye për t’u gjuajtur aty”, ka thënë Sulltan Badallaj, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit. /Telegrafi/