LAJMI I FUNDIT:

UEFA refuzon zyrtarisht planin për rinovimin e Stadiumit të Prishtinës

UEFA refuzon zyrtarisht planin për rinovimin e Stadiumit të Prishtinës

UEFA i ka dërguar një letër palës kosovare ku nuk e ka miratuar planin për rinovimin e stadiumit të Prishtinës.

UEFA ka dhënë shumë rekomandime që duhet të përfshihen në projekt.


Projekti i prezantuar nga pala kosovare muajin e kaluar në zyrat e UEFA-s është quajtur i papranueshëm. Ndryshimet në projekt pritet të kushtojnë rreth një milion euro shtesë.

Projekti i dorëzuar në UEFA nga pala kosovare për renovimin e stadiumit të qytetit të Prishtinës, nuk i përmbush kriteret. Kështu shkruan në rekomandimet që UEFA ia ka dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të mërkurën.

Në letrën prej dy faqeve të UEFA-s, të cilën e ka siguruar gazeta, janë paraqitur punët shtesë që duhet të kryhen gjatë renovimit, në mënyrë që stadiumi i Prishtinës të jetë i kategorisë së katërt për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare ndërkombëtare, shkruan Koha Ditore.

UEFA ndër të tjera e ka quajtur “optimist dhe shumë të rrezikshëm” planin e palës kosovare që stadiumi të jetë i gatshëm në qershor.

Edhe me ndryshimet stadiumi i Prishtinës pritet të jetë i kategorisë së katërt për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare ndërkombëtare.